×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sali Berisha: Ibrahim Rugova ishte gjeni

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    “Ibrahim Rugova është, në vlerësimin tim, një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore. Është një gjeni i papërsëritshëm”, tha Sali Berisha në promovimin e librit më të ri të Adnan Merovcit për ish-presidentin Rugova.

    “Intelektual i klasit të parë. Ai angazhohet në çështjen e kombit dhe vendit të tij. Në mënyrë gjeniale, ai zgjedh një rrugë krejtësisht të huaj për shqiptarët. Të huaj për shumicën e kombeve të botës. Zgjedh rrugën paqësore për të mundur një pushtim. Kombet, ndaj pushtimeve, kanë pasur ose nënshtrim, ose përballje me armë”, tha Berisha.

    “Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës. Me të cilën ai në mënyrë më mahnitëse, ta quajmë mrekullia Rugova, ai arriti që një projekt, të cilin përveç atij, përveç shqiptarëve, nuk mbaj mend një të dytë që ta përkrahte, që ta mbështeste, t’i lëmë folkloret, pavarësinë e Kosovës nuk e mbishteste njeri, përveç atij. Imagjinoni për një moment të luftosh i vetëm dhe të gjithë kundër. Por përsëri, ai në këmbë. Pse në këmbë? Sepse kishte bërë një zgjedhje gjeniale, kishte bërë zgjedhjen paqësore. Rugova nuk ishte vetëm një lider vizionar, por ishte i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar.

    Ibrahim Rugova, sigurisht që lufta dhe ndërhyrja e NATO-s qenë faktorë madhorë, por përsëri u garantoj se edhe pas çlirimit, pa Ibrahim Rugovën, pavarësia e Kosovës e kishte shumë të ngushtë hapësirën. Rugova, në kushtet e pushtimit, ngriti institucione të shqiptarëve dhe institucione të cilat u qëndruan besnikë parimeve të shpallura. Tani, Rugova në liri, pa diskutim që ishte i plotë për të qenë president i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Dhe unë jam dëshmitar i sa e sa kundërshtive që kishte pas çlirimit të Kosovës për të pranuar si variant pavarësinë. Por përsëri kthehemi tek e para, për Rugovën tjetër zgjidhje nuk kishte përveç pavarësisë. Pra, ky burrë ia doli. Ia doli të ideojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Ta ndryshojë. Ajo ëndërr ishte për bashkim kombëtar. Por ajo ëndërr për bashkim nuk ishte e realizueshme. Ajo kishte një kosto të tmerrshme për Kosovën. Edhe e thoshte, pavarësia njëherë, pastaj shohim më vonë.

    Pra, nuk ka një të dytë në politikë, natyrisht ka shumë ngjashmëri edhe në karrierën e tij politike me Gandin. Gandi ishte nismëtar i asaj që realizoi. Rugova ishte nismëtar i asaj që realizoi. Në kushtet më të vështira” – tha Berisha.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Akuzat për mitëmarrje i sollën ish ministrit austriak të financave në 2020-tën një dënim me tetë vjet heqje lirie. Çështja përfundoi në...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndërmarrë një hap të diskutueshëm duke ndryshuar ligjin zgjedhor përmes një urdhri...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Nga Lezha, ku prezantoi skuadrën e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PS, Edi Rama, foli për socialistë të reformuar...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Qeveria e Kosovës ka themeluar të mërkurën Këshillin Organizativ për shënimin e 12 qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës. Në mbledhjen...
    Vip26 Mars 2025
    Valbona Mhilli i dha fund rrugëtimit në Big Brother VIP4 si banorja më pak e votuar nga publiku, gjatë një nominimi “kokë...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka numëruar “rezultatet e jashtëzakonshme” të qeverisjes së tij në këto katër vjet mandat. Ai thotë se...
    Lajme26 Mars 2025
    Ridvan Hoti është emëruar zëvendësdrejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Propozim-vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Hoti është...
    Lajme26 Mars 2025
    Gjykata Supreme e Kosovës ka sot afatin e fundit për të marrë vendim mbi ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për katër vrasjet që ndodhën brenda një jave në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.