Luiz Ejlli është njëri nga personazhet më të komentuara ndonjëherë në ndonjë “Big Brother”.
Këngëtari ka arritur të komentohet edhe personazhet publike.
Lidhur me të ka folur edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pasi Luizi në natën e ditëlindjes së Kiarës ka ngritur dolli për të.
Kryetari i PD-së, ka falenderuar këngëtarin për dollinë, teksa tha se Luizi ka përdorur gjithë talentin e tij të pamohueshëm për të tërhequr fansa në mënyrë të shpejtë.
“Është një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbizit. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.