×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sali Berisha: Dosjen ndaj Veliajt në SPAK e ka përgatitur Rama, ai është denoncuesi ‘anonim’

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2024

    Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se dosjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj e ka përgatitur Kryeministri Rama.

    Ne konferencën e përjavshme me gazetarët Berisha thotë se Nesti Angoni denlncuesi i kallëzimit për te cilin u pyet ne SPAK dje Veliaj, është vetë Edi Rama.

    “Ju e patë se u mbaj 5 orë dhe normalisht që secili qytetar, tha që ky ka të bëjë me kompaninë 5D. Me rastin e parë në histori që vidhet 100%, pas inceneratorit, fondet, modeli i vjedhjes 100%. Asnjë pyetje, asnjë fjalë Erion Veliajt. Që të gjitha këto pa përjashtim përgjegjësi direkte e tij.

    Hoteli 20 katësh vazhdon të ndërtohet, që punonjësja me të drejtë thoshte është i Lalë vjedhësit. Asnjë hetim. Jo, mos ti ngatërrojmë gjërat. Dosja ka shkuar në gjykatë pa Veliajn.

    Po pse, sepse prore flasin, që në hotel është bashkëpronar dhe Olsi. Po e kam denoncuar këtu para jush këtu unë. Pra mbyllet hoteli me ata drejtorët që janë arrestuar dhe kaq, mbyllet vjedhja e tmerrshme.

    Kanë shembur blloqe të tëra pallatesh për të vjedhur, për të ndërtuar pallate vetë ata me fonde të bashkisë. Asnjë gjë.

    Tani të vijmë të e treta. Pse u mbaj, pse u denatyrua ky, ka 5 orë. Dhe është sjellë në mënyrë harbutshme dhe pastaj e kanë zbutur se i kanë nxjerrë dokumentet e atij Nestit. Dosja Nesti nuk ka asnjë lidhje me këto që ju thashë unë ju. Jo asnjë lidhje.

    Kush është ai që mund të çojë dosjen me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtimesh fabuloze, një avion fantazëm i 2004-2011-2014 me të cilin ka udhëtuar Veliajt.

    Këto nuk mund t’i çojë asnjeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama.

    Unë e mora vesh se nëpër studio kanë aluduar se është Lubia. Nuk është, nuk dua ta mbroj kurrë atë njeri, se e kuptoni vetë se çfarë kam unë ndaj saj, por ama edhe që të shesin sapunin për djathë në tregun mediatik, nuk mund të ndodhë.

    Ju garantoj se nga të dhënat që kam unë nga ajo dosje, ajo mund të përpilohet jo nga 1, por nga disa institucione shtetërore së bashku dhe këtë fuqi e ka vetëm kryeministri dhe askush tjetër, asnjë njeri tjetër.

    Nuk ka asnjë lidhje me kushtetutë dhe ligj zv/kryeministrja e SHISH. Nuk ka asnjë lidhje me kushtetutë dhe ligj zv/kryeministrja me sekretet e Ministrisë së Brendshme”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjellë ndryshime në qeverinë amerikane, nënkupton edhe reformimin e njërës prej agjencive kryesore...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, i cili ishte arrestuar në Podgoricë...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha të kthehet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, i cili ishte arrestuar në Podgoricë...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, më në fund ka pranuar hapur pëlqimin që ka për Sarën. Ai madje e pranoi...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha të kthehet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Olimpistja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku, kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Spektakli ‘Prime’ i 21-ti me radhë, sonte do të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.