Ashtu si modelet e mëparshme, Ford Mustang i ri i vitit model 2024 po tërheq kompanitë e modifikimit.
Kështu, me rastin e ditëlindjes së 59-të të Mustang, Saleen publikoi një vizatim-njoftim dhe disa detaje rreth versioneve të tij të ardhshme të Mustang-it të ri.
Salleen po planifikon tre versione të Mustang 2024, me tre nivele të ndryshme të performancës.
Opsioni i parë është White Label me 373 kW/507 kf, i ndjekur nga Yellow Label me 559 kW/760 kf, ndërsa Black Label do të ketë 597 kW/811 kuaj fuqi.
Gjithashtu, Saleen njofton ndryshime në pamjen e jashtme (me aero body kit dhe rrota të reja), sistemin e pezullimit dhe shkarkimit, por për momentin nuk dihet saktësisht se kur kjo paketë do të jetë në dispozicion të klientëve të interesuar./FrontOnline/