×
  • Sport
  • Sport

    Sadiku shpreson t’i realizohet ëndrra në Paris për kualifikim në “Tokyo 2020”

    FrontOnline
    02 Qershor 2021

    Donjeta Sadiku ka udhëtuar drejt Parisit të Francës, ku prej 4 deri më 8 qershor 2021 mbahet turneu kualifikues i boksit për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

    Në fakt, turneu i njëjtë kishte filluar në Londër, në mars të vitit të kaluar, ishte ndërprerë në gjysmë shkaku i pandemisë Covid 19, ndërsa do të vazhdojë në kryeqytetin francez, përcjell FrontOnline.

    Sadiku, është garuesja e vetme nga Kosova që ka mbetur në garë për kualifikim. Ajo kishte mposhtur gjermanen, Maya Kleinhans, në raundin e parë të kategorisë deri në 60 kg.

    Në raundin e dytë do të takohet të premten ndaj suedezes, Agnesa Lexiussion. Nëse shënon fitore, i duhet që edhe njërën nga dy luftërat e ardhshme ta fitojë për të siguruar normën olimpike.

    “Kundërshtaren e njoh (Lexiussion) dhe ajo më njeh mua. E kam përgatitur meçin dhe mendoj se jam përgatitur mirë dhe besoj në fitore”, thotë Sadiku për Komitetin Olimpik të Kosovës.

    “Përgatitjet që i kam bërë në javët e fundit, më japin motiv shtesë se do të realizoj ëndrrën për t’u kualifikuar në LO Tokio 2020”, shton nënkampionia e botës 2015 për të reja, dhe kampionia e Evropës 2016 për juniore.

    21-vjeçarja në muajt e fundit zhvilloi përgatitje në Finlandë dhe në Sofje të Bullgarisë. Në Tampere të Finlandës u përgatit me Mira Potkonenn, medaliste e bronztë olimpike Rio 2016, ndërsa në Sofje me medalisten evropiane dhe botërore, Stanimira Petrova.

    Shpenzimet e përgatitjeve në Sofje iu mbuluan nga KOK-u.

    “Përgatitjet më kanë ndihmuar shumë. Bullgarja Petrova e ka stilin e njëjtë me kundërsharet në Paris. Edhe përgatitjet e Finlandës ishin të mirëseardhura, të cilat më dhanë përvojë shtesë”, thekson Sadiku.

    Ajo falënderon trajnerët e saj, Besim Brahimin e Marjolla Sallaukën, që ishin vazhdimisht afër saj.

    “Besoj se nuk do t’i zhgenjejë dhe do t’ua shpërblej mundin që e kanë bërë me mua”.

    Edhe trajneri Brahimi ka besim se Donjeta do të arrijë të fitojë ‘biletën’ për Tokio 2020.

    Nëse Sadiku fiton normën olimpike, do të bëhet sportistja e 11-të e ekipit olimpik të Kosovës, që do të përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ndërsa e shtata me normë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova pret Lituaninë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Dardanët vijnë...
    Sport18 Nëntor 2024
    Sonte Kosova do të përballet me Lituaninë nga ora 20:45, në stadiumin ”Fadil Vokrri”. ”Dardanët”, kanë treguar dy prej koregrafive që kanë...
    Sport18 Nëntor 2024
    Ionut Lupescu, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka folur për rastin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes Adanan Rrustemi, thotë se plani i opozitës është që VV-ja mos t’i ketë 61 deputetë, në mënyrë që ky...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Familja Llausha nga Vushtrria po kërkojnë drejtësi për vdekjen e vëllait të tyre Adem Laushës, i cili me 5 nëntor të këtij...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues prej shtatë (7) vite burgim dhe 1,500 euro gjobë ndaj të pandehurve Xh.Th. dhe...
    Vip18 Nëntor 2024
    Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Driloni dhe Edi kanë sfiduar njëri-tjetrin. Ata janë shtyre mes vete në rrëzimin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    “Hykmete Bajrami është zonjë e fortë”, në këtë mënyrë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshkruar bashkëpartiaken...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.