Këngëtari Sabri Fejzullahu, ka një banorë të preferuar në Big Brother Vip Kosova.
Artani është banori që këngëtari po e mbështet, dhe po kërkon nga ndjekësit përkrahje.
Sabriano në një postim të ndarë në rrjete sociale shkruan: “ Të dashur motra e vëllezërit e mi të dashur këtu në rrjetet sociale, po ju shkruj sot prej zemrës me ju kërku përkrahjen për Artan Thaqin në finalen e madhe të BB VIP KOSOVA, djalin e shokut tem të jetës, Cimës tem të zemrës.
Rasim Thaqi, apo qysh e njohim na krejt Cima, përveç që gjithmonë na ka mbajt gjallë krejt neve me humorin e tij çdo ditë, ka qenë njeri shumë i mirë që na ka nejt afër sa herë kemi pas nevojë, nuk të ka rrejt kurrë e ta ka tregu të vërtetën gjithmonë dhe osht përkujdes në veçanti shume për familjen e sidomos bashkëshorten e tij Shukrien dhe fëmijët e tij, Adelinën, Burimin e Artanin. Ai kujdes që na thojke kurr rishim bashkë në rininë e në kohërat tona të arta po e shohim krejt se ju ka shpërbly duke e pa Artanin se cfarë djali dukat na ka tregu që osht gjatë kësaj kohe në Big Brother VIP Kosova.
Ju don Sabriano krejtve shumë dhe ju përshëndet nga zemra. ♥️♥️ @thaqiartan @adelinathaci.”