Këngëtari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu, dy ditë më parë ka festuar ditëlindjen e 75-të.
E me këtë rast ai ka marrë shumë urime, për të cilat tha se nuk pati mundësi t’i kthente secilin prej tyre.
Përmes një video të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, ai i ka falënderuar të gjithë që e kanë uruar.
“Përshëndetje juve që më keni uruar për ditëlindje! Në pamundësi për t’iu përgjigjur secilit veç e veç, po u them secilit veç e veç me shpirt e me zemër faleminderit shumë për urimin që më keni bërë. Jua kthefsha me të mirë në ditëlindjet tuaja, iu dua shumë, mirupafshim”, është shprehur Fejzullahu.
Ndryshe, këngëtari numëron hite të shumta për vite me radhë në karrierën e tij.