×
  • Lajme
  • Lajme

    Sabit Geci përmendet gjashtë herë në aktakuzën e Thaçit nga Specialja

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2020

    Më 5 nëntor është njoftuar se është konfirmuar aktakuza ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata mbanin pozita të larta shtetërore në Kosovë dhe aktualisht po akuzohen për krime lufte, tortura çnjerëzore dhe frikësim.

    Në aktakuzën e publikuar nga Dhomat e Specializuara e cila ka 69 faqe, përmenden raste të ndryshme për të cilët ish-krerët e UÇK-së po akuzohen nga Gjykata Speciale. Në mesin e tyre u përmend edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci.

    Në aktakuzën e cila ka 71 faqe, Sabit Geci përmendet në gjashtë raste, ku thuhet se ishte pjesë, sipas tyre, e ndërmarrjes kriminale të përbashkët që udhëhiqej nga Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, raporton express/

    Në cilat raste përmendet Sabit Geci?

    Në rastin e parë thuhet se Sabit Geci ishte anëtarë i ndërmarrjes kriminale dhe kryen krime për realizimin e qëllimit të përbashkët.

    “Ndër anëtarët e tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët ishin Azem SYLA, Lahi BRAHIMAJ, Fatmir LIMAJ, Sylejman SELIMI, Rrustem MUSTAFA, Shukri BUJA, Latif GASHI dhe Sabit GECI, si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ndër të cilët edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm; ministra dhe zëvendësministra të QPK-së; komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave; komandantë të brigadave dhe njësiteve; komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së; ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së; si dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇKsë dhe QPK-së (së bashku me Hashim THAÇIN, Kadri VESELIN, Rexhep SELIMIN dhe Jakup KRASNIQIN, bashkërisht, ‘anëtarët e NKP-së’). Të gjithë këta individë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuan në arritjen e qëllimit të përbashkët. Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”.

    Në rastin e dytë, thuhet se midis prillit 1998 dhe janarit 1999, Sylejman SELIMI, komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sabit GECI dhe një numër anëtarësh të tjerë të UÇK-së mbajtën të ndaluar së paku 25 persona për periudha të ndryshme dhe pa proces ligjor të rregullt në ish-stacionin e policisë dhe në disa vende të tjera në Likoc, Skënderaj. Të ndaluarit u mbajtën të lidhur dhe nën rojë në qeli të errëta dhe të kyçura, me dritare me shufra hekuri. Disa nga të ndaluarit në Likoc u mbajtën të ndaluar edhe në qendra të tjera ndalimi.

    Në rastin e tretë thuhet se, në Kukës midis majit dhe qershorit 1999, disa anëtarë të UÇK-së, ndër të cilët Sabit GECI, mbajtën të ndaluar së paku 20 persona për periudha kohe të ndryshme dhe pa proces ligjor të rregullt në një ish-fabrikë metali në Kukës, rrethi i Kukësit, Shqipëri. Të ndaluarve iu konfiskuan dokumentet e udhëtimit dhe gjësendet personale. Ata u vunë nën pranga, u lidhën dhe u mbajtën nën rojë të armatosur në dhoma të kyçura dhe me dritare me shufra hekuri. Disa të ndaluar në Kukës u transferuan nga ose për në qendra të tjera ndalimi, [REDAKTUAR].

    Në rastin e katërt, thuhet se në Likoc afërsisht midis prillit 1998 dhe janarit 1999, të ndaluarve nuk iu ofrua mjaftueshëm ushqim, ujë, kushte higjienike e sanitare, kujdes shëndetësor dhe/ose shtroja e mbuloja. Një numër anëtarësh të UÇK-së, ndër të cilët Sylejman SELIMI dhe Sabit GECI, rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht.

    “Të ndaluarit u goditën në të gjithë trupin me pushkë, shkopinj bejsbolli, instrumente prej metali dhe shkopinj druri, grushte, shkelma, dhe/ose ndryshe u kërcënuan me lëndime trupore dhe vdekje. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër që u bëhej të ndaluarve të tjerë, ndër të cilët edhe anëtarë të familjes, si dhe i detyruan të rrihnin njëri-tjetrin. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin tradhtarë për arsye se përkrahnin LDK-në, se shoqëroheshin me serbë ose me punonjës policie, se ishin spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe se nuk përkrahnin UÇK-në”.

    Në rastin e pestë thuet se në Kuikës midis majit dhe qershorit 1999, të ndaluarit u mbajtën në dhoma të nxehta dhe mbytëse, me dysheme të pista prej betoni. Ushqimi, uji, kushtet higjienike e sanitare, kujdesi shëndetësor dhe/ose shtrojat e mbulojat që iu ofruan atyre, ishin të pamjaftueshme. Një numër anëtarësh të UÇK-së, ndër të cilët Sabit GECI, rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht.

    “Të ndaluarit u goditën në të gjithë trupin me shkopinj gome, shufra metali, armë dhe një shkop bejsbolli, u prenë me thika, u goditën me grushte, shkelma, u dogjën, [REDAKTUAR], u qëlluan me armë, ishin objekt i akteve të mbytjes së simuluar dhe/ose ndryshe u kërcënuan me lëndime trupore dhe vdekje. Disa anëtarë të UÇK-së i detyruan dy të ndaluar të [REDAKTUAR] dhe shtinë kundër tyre me armë automatike, duke i plagosur. Një i ndaluar u informua se ishte dënuar me burgim dhe ekzekutim, ndonëse nuk ishte mbajtur asnjë gjykim. Të ndaluarit dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë, duke përfshirë edhe të anëtarëve të familjes dhe u urdhëruan të rrihnin njëri-tjetrin. Disa anëtarë të UÇK-së i detyruan të ndaluarit të kryenin punë krahu”.

    Dhe krejt në fund, më 17 maj 1999, ose rreth kësaj date, në Kukës të Shqipërisë [REDAKTUAR] u arrestua dhe u mbajt i ndaluar nga disa anëtarë të UÇK-së në një ish-fabrikë metali. [REDAKTUAR] dhe të ndaluar të tjerë u rrahën egërsisht pothuajse çdo ditë nga disa anëtarë të UÇK-së, ndër të cilët Sabit GECI. Më 4 qershor 1999, ose rreth kësaj date, gjatë një keqtrajtimi të tillë, [REDAKTUAR] u qëllua [REDAKTUAR]. Të nesërmen [REDAKTUAR] vdiq si pasojë e keqtrajtimit./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri rugoviste. Ai përmes një postimi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga kjo parti në Fushë Kosovë. Aty u bë prezantimi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Subjekt politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selinë e kësaj partie. Siç thuhet në njoftim është diskutuar...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për...
    Sport19 Nëntor 2024
    Në ”Air Albania” po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Para përfundimit të pjesës së parë, tifozët e Ukrainsës, në kor kanë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republikës së Kosovës. Kjo po thuhet se ka ndodhur gjatë një...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato. Ai e vlerësoi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Prishtinë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.