Ish-banori i shtëpisë ka treguar gjendjen e këngëtares.
Sabiani ishte i ftuar në emisionin “Goca&Gra”.
Gjatë bisedës, ai u pyet edhe për gjendjen e Beatrixës për të cilën u tha se nuk po ndjehet mirë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
“Kam biseduar me nënën e Trixës është mirë, besoj se do i kaloj shumë shpejt nuk ka asgjë për tu shqetësuar”, tha ndër të tjera Sabiani.
Ndryshe, dje Beatrix Ramosaj ka bërë një postim në Instagram e cila falënderoi të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë, gjithashtu tha se është më mirë dhe Donaldit i dëshiron fitoren e “Big Brother VIP”.