Ilir Shaqiri dhe Sabiani, krijuar miqësi të ngushtë brenda shtëpisë së “BBV”.
Pas përfundimit të këtij reality-show, dyshja u komentuan për një krisje në miqësinë e tyre.
Sabiani deklaroi disa kohë më parë se balerini kishte “përfituar” nga ai duke lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë raporti nuk është sikur më parë.
Sot, këngëtari ishte i ftuar tek “E diell”, ku edhe ka sqaruar sërish deklaratën e tij.
Sipas tij deklarata e tij është keqkuptuar, pasi sqaroi se ata kanë përfituar nga njëri-tjetri dhe jo vetëm balerini.
“E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëri-tjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”, u shpreh Sabiani.
Rikutojmë që këngëtari nuk ishte i pranishëm as në dasmën e fituesit të “BBV” dhe pse ky i fundit u shpreh se Sabiani ishte i pari që e mori ftesën.