×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Sabër bre pak’, ‘s’mundesh me ma ndalu’, përplasjet e tensionet e djeshme në KQZ mes Dakës e përfaqësuesve të VV’së

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku është diskutuar dhe vendosur për certifikim të partive dhe listave të kandidatëve për deputetë është përcjellë me tensione e përplasje të shumta mes anëtarëve të VV’së dhe kryetares së KQZ’së, Valdete Daka.

    Sami Kurteshi dhe Alim Rama të cilët kanë përfaqësuar Vetëvendosjen në vazhdimësi kanë kundërshtuar Dakën dhe kanë insistuar që të votohet rekomandimi i zyrës për certifikim, rekomandim i cili sygjeroi votim në pako.

    Një gjë e tillë u kundërshtua nga përfaqësuesit e partive që i kishin ndërruar tashmë kandidatët që ishte gjetur se kanë probleme me ligjin.

    Alim Rama përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosjes ka pasur përplasje të vazhdueshme me kryesuesen e komisionit, Valdete Daka, e cila gjatë kohës sa ishte duke folur Rama, u mundua t’ia ndalojë fjalën.

    “Më fal kryesuese, sabër bre pak, sabër qetësi merre me të lirë.  Cdo vonesë ndikon në proces zgjedhor”, thotë Rama.

    Ndërsa, ishte duke vazhduar të flasë se sa shumë mund të ndikojë në procesin e zgjedhjeve nëse sot nuk votohen kandidatët për deputetë.

    “Më fal a bon ta kryjë se unë kërkujt nuk i ndërhyna në fjalë..Kryesuse s’mundesh me ma ndalu, unë du me shpreh mendimin tem..Ju mundeni me dalë por mbledhja s’u kry”, ka vazhduar diskutimin Rama.

    Përveç përplasjeve pati edhe momente qesharake.

    Teksa kryetarja e KQZ’së, Valdete Dakaj ia dha fjalën Yll Buleshkajt, Drejtorit të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Alim Rama i Vetëvendosjes pyeti nëse mund të flasë.

    “Ani a je drejtor ti a Ylli”, iu drejtua Daka Ramës, përgjigje e cila shkaktoi të qeshura në sallë.

    Përveç kësaj, Sami Kurteshi nga VV-ja ka pasur mospajtime rreth interpretimeve të neneve me kryesuesen e komisionit, Valdete Daka.

    Megjithkëtë, ka pasur anëtarë të cilët edhe e kanë lëshuar mbledhjen e KQZ-së.

    Anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti ka lëshuar sallën derisa anëtarët e VV-së kërkuan që të mos ketë pushim dhe që menjëherë të votohej rekomandimi i Zyra për regjistrimin e partive politike, që të certifikoheshin paritë si pako.

    Sami Hamiti i LDK-së duke lëshuar sallën

    Ditë më parë, Valdete Daka u akuzua nga nënkryetari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili në një emision televiziv tha se Daka është ajo që po ndikon në KQZ që të ketë eliminim politik për Albin Kurtin.

    “Personi i cili në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive edhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ata po dojnë eliminim politik”, kishte thënë Konjufca.

    Daka i është kundërpërgjigjur Konjufcës, duke thënë se nuk e mbështet asnjë parti politike.

    Valdete Daka u ofendua edhe nga qytetarë të shumtë të cilët e shanë dhe ofenduan me fjalë të ndryshme nëpër rrjete sociale si dhe në grupin “meKryeministrin”.

    Disa nga komentet ishin: “Farë e f**qt he bota nanen ia q**ft”, “e shpifur”, “hajdujka”.

    Njëri nga komentuesit tha se “n’sabah kryqin e shkavin asht mire m’ja ngul në ball”.

    Dje, KQZ-ja nuk ka certifikuar listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje . Kjo pasi që ‘pro’ certfitikimt të listës së VV’së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ’së.

    Levizja Vetëvendosje nuk ka zëvëndësuar kandidatët për të cilët KGJK ka konfirmuar se kanë probleme me ligjin, përfshirë këtu edhe Albin Kurtin.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.