Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani ka arritur që në zgjedhjet e 14 shkurtit të marrë mbi 200 mijë vota.
E, derisa në pothuajse shumicën e komunave Osmani ka arritur një numër të madh të votave të grumbulluara e njëjta ka marrë vota edhe në njërën prej komunave me shumicë serbe.
Bëhet fjalë për Komunën e Ranillugut, shkruan Front Online.
Sipas formularëve të publikuar në web faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 10 vendvotime të kësaj komune, Vjosa Osmani ka arritur të marrë 9 vota.
Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind./Front Online/