×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa vizitorë amerikanë kanë qenë në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit?

    FrontOnline
    18 Gusht 2024

    Rreth 51 mijë vizitorë amerikanë kanë qenë në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, të cilët gjithsej kanë qëndruar rreth 90 mijë netë në Kosovë përgjatë kësaj periudhe kohore. Kjo bëhet e ditur në statistikat e hotelerisë dhe turizmit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK), raporton portali Front Online.

    Sipas statistikave të ASK-së, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 15780 vizitorë amerikanë me 27607 netë qëndrimi në Kosovë. Numër më të vogël të vizitorëve amerikanë kishte në vitin 2022, përkatësisht 13180 me 24311 netë qëndrimi në Kosovë.

    Në vitin 2021 ishin 8433 vizitorë amerikan me 13500 netë qëndrimi të regjistruara. Më së paku vizitorë amerikan kishte në vitin e 2020, vitin e pandemisë COVID-19, ku ishin regjistruar 2946 veta që kishin qëndruar gjithsej 5282 netë në Kosovë.

    Në vitin 2019 ishin 10370 vizitorë amerikan, të cilët kishin qëndruar gjithsej 19295 netë në Kosovë.

    Përndryshe, sipas ASK-së, Kosova i ka gjithsej 512 njësi të akomodimit me 9193 dhoma dhe 19285 shtretër, përderisa më së shumti vizitorë janë regjistruar në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, raporton Front Online.

    Më së shumti vizitorë të huaj në Kosovë ka nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sogojeva: Me zhvillimin e turizmit zhvillohet edhe ekonomia

    Hysen Sogojeva, përfaqësues i Shoqatës së Turizmit, ka deklaruar  për Front Online se çdo rritje e numrit të turistëve ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në përgjithësi.

    Ai shpjegoi se shumë amerikanë që kanë ardhur në Kosovë përmes misioneve të OSBE-së dhe KFOR-it janë të impresionuar nga mikpritja e ngrohtë dhe bukuritë natyrore të vendit.

    Sogojeva e përmendi se rritja e numrit të turistëve është një tregues i promovimit të suksesshëm të turizmit në Kosovë, megjithatë, ai nënvizoi se Qeveria nuk ka një strategji të veçantë për turizmin dhe se avancimi në këtë sektor është kryesisht rezultat i investimeve dhe përpjekjeve të sektorit privat.

    “Qysh pas luftës e deri më tani shumë kanë ardhur asociacione të ndryshme nëpërmjet OSBE-së ,nëpërmjet KFOR-it. Nëpërmjet organizatave ndërkombëtare kanë ardhur  shumë amerikanë dhe pas kryerjes së misioneve të tyre ,atyre u ka pëlqyer Kosova , përveç atraksioneve edhe vendeve të  bukura që munden të vizitojnë   ne  e kemi edhe mik pritjen, atyre u pëlqen shumë mik pritja e shqiptarëve. Qeveria nuk ka ndonjë strategji që e ka përhapur  për të  ndikuar tek   turistet,  krejt këto janë falë sektorit privat ,krejt çka është bërë  sot sepse mund të themi  se Kosova dita- ditës po e merr formën e një atraksioni për t’u vizituar jo vetëm nga amerikanët por edhe Evropa e nga mbarë bota”.

    Kurtishaj: Kosova ka potencial, por institucionet nuk po e ndihmojnë sektorin e turizmit

    Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportuesve Rrugor, thotë për Front Online se  problemi kryesor sa i përket numrit jo shumë të madh të turistëve në Kosovë është infrastruktura rrugore, problemet politike, sidomos ato në veri, siç thotë ai, kanë pas një ndikim të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e kërkesës së turistëve.

    “Problemet me energjinë elektrike që kanë qenë vitet e kaluara që në periudhën e verës nuk kemi pas energji të mjaftueshme në disa zona turistike si: Prevalla, Boga, Brodi. Kemi potenciale të mëdha natyrore, trashëgimin kulturore për të pasur turizëm më të lartë nga të huajt”, u shpreh Kurtishaj për FrontOnline.

    Sipas Kurtishajt, Qeverisë së Kosovës nuk po i intereson fare sa i përket turizmit dhe jo veç kësaj, por asnjë Qeveri deri tash nuk ka bërë asnjë hap konkret për ta ndihmuar turizmin.

    “Turizmi është një sektor që punësohen shumë të rinj dhe është zinxhirë i ekonomisë. Qeveria duhet të merret seriozisht me këtë sektor, ta kthej vëmendjen tek zonat turistike. Hartat të rregullohen, rrugë shumë të dëmtuara, nuk kemi planifikim të një zone të caktuar për të ndërtuar Qendër Turistike Dimërore. Kur të ketë vëmendjen Qeveria për ta zhvilluar turizmin sektori privat është i gatshëm për të ecur përpara por duhet përkrahje”, potencon Kurtishaj.

    *Ky artikull u realizua nga mediumi “Front Online”, për dhe në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net: “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

    /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-31 km/h....
    Lajme13 Maj 2025
    Gregory W. Kehoe, që ishte avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale nga viti 2021 deri në vitin 2024,...
    Lajme13 Maj 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në lidhje me konstituimin e...
    Të tjera
    Vip13 Maj 2025
    Spektakli më i madh evropian i muzikës, Eurovision Song Contest 2025, ka nisur zyrtarisht sonte (e martë, 13 maj) me gjysmëfinalen e...
    Vip13 Maj 2025
    Sonte (e martë), Shqipëria ngjitet në skenën e ‘Eurovision Song Contest 2025’ me përfaqësuesit “Shkodra Elektronike” dhe këngën “Zjerm”, duke konkurruar në...
    Lajme13 Maj 2025
    Liridon Masurica nga Gjilani, administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është tregu kriminal online, , i njohur edhe si “@blackdb”, është ekstraduar nga...
    Lajme13 Maj 2025
    Administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është tregu kriminal online, Liridon Masurica nga Gjilani, i njohur edhe si “@blackdb”, është ekstraduar nga Kosova...
    Sport13 Maj 2025
    Kylian Mbappe arriti të provokonte disa lojtarë të Barcelonës duke fituar një penallti të hershme për Real Madridin në El Clasico. Francezi...
    Vip13 Maj 2025
    Raportet mes Big Mamës dhe Albës së FermaVip, duket se nuk po përmirësohen. Ditën e sotme, fermeret janë përfshirë sërish në një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.