33 mijë vende pune janë humbur tashmë në sektorin e hotelerisë dhe dhjetëra mijëra janë nën kërcënim.
Ky është mesazhi nga kreu i organizatës ombrellë për kafene, bare dhe restorante – Gastrosuisse.
Casimir Platzer thotë se ai gjithashtu pret që 2 në 5 biznese të shuhen për shkak të pandemisë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Platzer po i bën thirrje qeverisë që të mos e bëjë jetën më të vështirë për sektorin.
Ai thotë se ka një numër të ulët të infeksioneve në restorante të cilat kanë zbatuar masa sigurie dhe hedh poshtë idenë e një orar ndalimi.
Ai shton se nuk ka rëndësi nëse mysafirët janë në një restorant në orën 9 ose 11:00.
Ai po bën thirrje për lehtësim të qirasë nga pronarët dhe më shumë ndihmë të qeverisë.