×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sa të shëndetshme në të vërtetë janë frutat e thata

    FrontOnline
    10 Prill 2021

    Frutat e thata, pavarësisht nga madhësia e tyre e vogël, mund të jenë një bombë e vërtetë energjie. Arsyeja për këtë është përqindja e madhe e fibrave dhe lëndëve ushqyese që mbeten kur frutat privohen nga uji. Shembulli më i mirë i kësaj janë kajsitë e thata, ku gjysma e filxhanit të këtij fruti të thatë përmban 4.7 gram fibra, ndërsa e njëjta sasi e frutave të freskëta përmban vetëm 1.6 gram.

    Frutat e thata janë një burim i mirë i antioksiduesve dhe vitaminave B. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë fruta të thata kanë zakone më të shëndetshme të të ngrënit dhe peshë më të ulët trupore. Duhet të kihet parasysh se përqindja e sheqerit në frutat e thata është më e lartë se në frutat e freskëta. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të jenë të kujdesshëm kur konsumojnë fruta të thata. Për shembull, një filxhan rrush të freskët ka 23 gram sheqer dhe 104 kalori, ndërsa e njëjta sasi rrush i thatë ka 116 gram sheqer dhe pesë herë më shumë kalori.

    Kur bëhet fjalë për konsumimin e frutave të thata, rekomandohen 15 gramë nga ky frut për vakt. Frutat e thata mund të jenë një meze e lehtë shumë e shëndetshme, veçanërisht nëse kombinohen me arra. Nëse dëshironi të humbni peshë, kujdesuni që të kufizoni marrjen e frutave të thata në mënyrë që të mos ngadalësoni procesin e djegies së dhjamit. Shmangni frutat e thata të cilave u është shtuar sheqeri gjatë procesit të tharjes, siç është rasti me ananasin dhe frutat e tjerë të ëmbëlsuar./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u prit me nderime nga presidenti i Senatit...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputeti i VV-së, Salih Zyba, për FrontOnline, ka folur lidhur me raportet e fundit mes krerëve të shtetit, Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Protesta e radhës kombëtare e PD-së dhe opozitës në Shqipëri është shoqëruar me përplasje të shumta mes tyre dhe policisë. Me qindra...
    Vip26 Nëntor 2024
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, sot do të kenë mundësinë që të jenë pjesë e...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Pavarësisht reformave të fundit në legjislacionin e migrimit për punësim, Gjermania vazhdon të përballet me një mungesë serioze punonjësish të kualifikuar. Sipas...
    Vip26 Nëntor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, kanë pranuar një aktivitet të veçantë. Ata do të luajnë rolin e një prezantuesi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.