Kosova ka rritur sasinë e importit të energjisë elektrike viteve të fundit për t’i mbuluar kërkesat e konsumatorëve përballë mungesës së prodhimit.
Çmimi për rrymë gjatë periudhës 2017-2024 ka pësuar rënie dhe ngritje. Vetëm nga janari deri në nëntorin e 2024-tës, Kosova ka importuar energji në vlerë prej mbi 114 milionë eurosh, sipas një grafike të Radios Evropa e Lirë.
Sa kanë paguar kosovarët për rrymë ndër vite?
Rritjet e kanë shoqëruar ndër vite çmimin mesatar të energjisë elektrike në Kosovë. Më 2024, rryma ka kushtuar më së shtrenjti në tetë vjetët të fundit.