Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë, sipas së cilave në Kosovë janë rreth 31 mijë qytetarë analfabetë, raporton portali FrontOnline.
Krahasuar me vitin 2011, numri i analfabetëve ka rënë për rreth 24 mijë veta, pasi që atëherë kishin qenë të regjistruar 55 mijë qytetarë që nuk dine shkrim e lexim.