Nesër do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
E, që nga viti 2010 zgjedhjet e 2021-tës janë zgjedhjet e pesta që organizohen në vend.
Por, sa persona mbi moshën 100 vjeç kanë votuar në katër palë zgjedhje?
Sipas një raporti të KQZ-së, në zgjedhjet e vitit 2019 kanë votuar gjithsejtë 88 persona mbi këtë moshë, apo shprehur në përqindje 2.32%, raporton Front Online. Në zgjedhjet e fundit parlamentare kishin votuar më shumë femra se meshkuj mbi 100 vjeç, përkatësisht 59 femra dhe 29 meshkuj.
Kurse, më pak persona mbi moshën 100 vjeç kanë votuar në zgjedhjet e vitit 2017, gjithsejtë 59 persona apo 2.01%. Prej tyre 36 femra dhe 23 meshkuj, raporton Front Online.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vitin 2010 kanë votuar 80 persona, kurse në vitin 2014 kanë votuar 84 persona. /Front Online/