×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa para ka ndarë BE për EULEX-in?

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Dhjetëara policë special të EULEX’it, ditë më parë zhvilluan një operacion të madh tek zyrat e OVL’së dhe UÇK’së.

    Ata po asistonin Policinë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, edhe arrestuan kreun OVL’së Hysni Gucatin.

    Gjithë punën nga EULEX e kryen, duke u bazuar në dy vendime të Këshillit të Bashkimit Europian.

    E në dy vendimet e BE’së që i ka siguruar T7, tregohet edhe sa para janë ndarë për të mbështetur kryerjen e procedurave gjyqësore, në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me selinë Hagë.

    Ndërsa, një shumë të përafërt EULEX e gëzon edhe kur i del në ndihmë Policisë së Kosovës.

    Në total, shuma financiare që mbulon shpenzimet e EULEX KOSOVO nga 15 qershori 2020 deri në 14 Qershor 2021, sa e ka të vazhduar mandatin, del të jetë 83 745 000 EUR.

    E nga misioni për sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX tregojnë se si rregullohet çështja e financimit të tyre.

    Siç thonë ata në një përgjigje për T7, buxheti i tyre financiohet nga Buxheti i Përgjigthshëm i Bashkimit Europian.

    Mandati i EULEX’it ishte vazhduar në korrik të këtij viti, pas një letërkëmbimi që ndodhi në mes presidentit Hashim Thaçi dhe Jose Borrellit.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Në Debat Plus në RTV Dukagjini janë paraqitur statistikat e kërcënimeve të gazetarëve dhe organizatave mediale ndër vite. Udhëheqës i emisionit ka...
    Lajme08 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook bërë të ditur se sonte ka qenë në Podujevë. Kurti është shprehur...
    Lajme08 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti ka dërguar “rizotim me shkrim, kohëve të fundit” që Forca e Sigurisë së Kosovës...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, prezanton iniciativë inovative për menaxhimin dhe shfrytëzimin e ujërave...
    Lajme08 Janar 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati çdo ditë...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Departamenti i Drejtësisë thotë se do të publikojë përfundimet e Prokurorit të Posaçëm Jack Smith lidhur me përpjekjet e Presidentit të zgjedhur...
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e rajonit të Prishtinës realizoi tri operacione të befasishme në tri lokacione të ndara, me ç ‘rast rezultoi kapja e tre...
    Lajme08 Janar 2025
    Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës për miratimin e Projektligjit për liritë fetare përmes së cilit pritet të definohet statusi për...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Universiteti i Tetovës ndërpreu marrëdhënien e punës me Artan Grubit, i cili jepte mësim në Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit Juridik të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.