×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sa ndikuan në ringjalljen ekonomike afro 200 milionë €, e nxjerra nga 10% i Trustit?

    FrontOnline
    29 Korrik 2021

    Të drejtën e tërheqjes së 10 % nga TRUSTI e shfrytëzuan 421 mijë e 363 kontribuues.

    Shuma e përgjithshme e kursimeve të tyre, që këta nxorën nga ky insitutcion, brenda 6 mujorit të parë të këtij viti kap vlerën e plot 198 milionë eurove, shkruan “Front Online”.

    Kështu njoftuan të enjten nga Trusti.

    E mjetet që u lëshuan në treg para vaktit për të lehtësuar gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe rimëkëmbjen e gjithmbarshme ekonomike, shkaku i situatës me pandeminë, sipas ekonomistit Musa Limani e arritën efektin e tyre, deri diku.

    “Normalisht se ka pasë efekt se me rritjen e konsumit atëherë vjen edhe deri të rritja e prodhimit për arsye se konsumi ndikon rritjen e ofertës agregate. Ka pasë edhe efekte ekonomike, por jo kumedit sa”, theksoi ai për “Front Online”.

    Ndikimin që ato patën në ekonomi e evidenton edhe ekonomisti tjetër, Mustafë Kadriaj.

    Megjithatë, ky thekson se shuma prej afro 200 milionë nuk është se pati ndonjë efekt të madh në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

    “Rrjedhimisht 198 milionë eurot e tërhequra nga qytetarët kanë rritur fuqinë e konsumit. Si rezultat është rritur qarkullimi i bizneseve kryesisht tregtare, gjë që më pas ka rezultuar në rritjen e tatimit dhe taksave në arkën e shtetit. Megjithatë, nuk mund të quhet rimëkëmbje ekonomike një vlerë prej 198 milionë euro”, u shpreh ai për “Front Online”.

    Rimbursimi i mjeteve për gjithë qytetarët që tërhoqën mjetet e tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale parashihet të nisë në vitin 2023.

    Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë vetëm ata që kanë pasur në këtë fond nën 10 mijë euro. Të tjerët mbi këtë shumë, jo.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Sport13 Janar 2025
    Lojtarët e Barcelonës fituan Superkupën e Spanjës mbrëmë, duke mposhtur rivalin historik Real Madridin me rezultat 5-2. Nga finalja e luajtur në...
    Lajme13 Janar 2025
    Të enjten dhe të premten (16 – 17 janar) në Kosovë do të qëndrojë një delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare...
    Vip13 Janar 2025
    Një moment fantastik është krijuar në mes Vullnetit dhe Gresës duke u kujdesur për foshnjën e tyre të improvizuar. Ata u kujdesën...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Kampusin e Shkollave të Mesme në Viti, ka vlerësuar projektin...
    Lajme13 Janar 2025
    Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar për bullizimin dhe lojën agresive që banorët e BBVA4 po bëjnë ndaj Gjestit. ”Fu*k bullizem, still standing”,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.