×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sa mund të qëndrojë djathi në frigorifer

    FrontOnline
    03 Maj 2022

    Në mënyrë që të ruajmë shëndetin tonë dhe të mbrohemi nga helmimet, ne shpesh hedhim gjithçka që është e dyshimtë nga frigoriferi

    Ndër artikujt më të shpeshtë të cilët i hedhim poshtë është edhe djathi.

    Mirëpo, ekspertët e portalit Tasting Table kanë zbuluar sa gjatë mund të qëndrojnë djathërat në frigorifer me ngrirje të thellë.

    Parmigiano, copat e djathit cheddar dhe djathërat e tjerë të fortë mund të qëndrojnë deri në katër muaj të pahapur në frigorifer. Mirëpo, pas hapjes, nëse mbahen në mënyrën e duhur, mund të qëndrojnë deri në gjashtë javë.

    Nëse myku është grumbulluar në anën e sipërme, thjesht hiqni nga djathërat e fortë sepse pjesa tjetër është e ngrënshme. Nëse vini re se afati i skadimit po afron, grijini dhe përdorini për salca, makarona ose perime të fërguara.

    Nëse doni të ruani djathin e fortë për një kohë më të gjatë, mund ta ngrini. Do të jetë i mirë deri në 8 muaj, por duhet të keni parasysh se do të ndryshojë pak shijen.

    Djathërat të cilët janë mesatarisht të fortë si p.sh. gouda dhe gruyere mund të qëndrojnë rreth tri javë të pahapur apo dy muaj në frigorifer me ngrirje të thellë nëse janë të pahapur. Mënyra më e mirë që djathërat të qëndrojnë më shumë është që t’i mbështillni me letër.

    Kjo do të sigurojë freski më të gjatë se sa kur mbështillet me foli të hollë. Folia mban lehtësisht lagështinë që mund të grumbullohet midis saj dhe djathit, kështu që myku mund të zhvillohet lehtësisht.

    Djathërat e butë, si p.sh. feta, mozzarella, gorgonzola apo camembert duhet patjetër të konsumohen shpejt, sepse bakteret e rrezikshme siç janë listeria mund të zhvillohen lehtësisht në ta. Mirëpo, të pahapur mund të qëndrojnë deri në dy javë në frigorifer me ngrirje të thellë. Mund t’i ngrini, por disa nga ta siç është mozzarella mund të humbin strukturën e tyre të lëmuar.

    Më së miri është të mos i hapni derisa t’ju duhen, dhe nëse ju ka ngelur ndonjë prej tyre, vendosini në një enë plastike me një kapak të mbyllur fort në frigorifer.

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Maj 2025
    Një filxhan qumësht në mëngjes mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të përqendrimit të sheqerit në gjak, sipas një studimi...
    Lifestyle27 Maj 2025
    Një në tetë persona raportojnë te mjeku se ndihen “të lodhur gjatë gjithë kohës” — dhe mund të ketë një shkaktar befasues,...
    Lifestyle17 Maj 2025
    Ajo që na tërheq diku në një moment të jetës sonë mund të ndryshojë lehtësisht me kalimin e kohës. Ndërsa shumë njerëz...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.