×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sa milionë euro produkte u eksportuan nga Kosova për tre muaj?

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Eksporti i produkteve kosovare gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 45% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Këto i ka bërë të ditura zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavilevci.

    Ai ka sqaruar se përderisa vitin e kaluar ishin eksportuar 87 milionë euro, këtë vit vlera ka arritur në 126 milionë euro.

    Stavileci tutje tha se vitin e kaluar eksporti i produkteve kosovare ka arritur shifrën prej 450 milionë euro, ndërsa deri në fund të këtij vitit presin 600 milionë euro produkte të eksportuara.

    “Ndër zhvillimet kryesore që kemi në këtë fillim vit është rritja e eksportit dhe kemi parë një rritje shumë domethënëse në aspektin e eksportimit të mallrave dhe produkteve kosovare drejt vendeve të ndryshme. Nëse shikohet në vlerë statistikore nëse vitin e kaluar i kemi pas për periudhën janar, shkurt dhe mars rreth 87 milionë euro, këtë vit kemi 126 milionë euro mallra të eksportuara të cilat shkojnë ndaj vendeve të ndryshme, pra rritje është në aspektin e përqindjes rreth 45% më shumë se vitin e kaluar”, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online.

    “…duke marr parasysh që viti e kaluar ka qenë ndër vitet e ka mbajt një rekord për eksportin e produkteve kosovare mbi 450 milionë euro, ky vit nëse vazhdon e këtë trend nëse brenda tre muajve kemi rreth 130 milionë euro të eksportit ne presim që deri në fund të viti të kemi rreth 600 milionë euro që do të jetë një rekord i ri i prodhuesve kosovar”.

    E vendet në të cilat eksportohen më së shumti produkte kosovare Stavileci tha se janë ato të Bashkimit të Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos përjashtuar edhe vendet e rajonit.

    “Vendet kryesisht janë ato të Bashkimit Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por normalisht kemi eksport edhe në vendet e rajonit sic është Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, dhe rritja është mjaft e madhe e cila karakterizohet me rritjen e kapaciteteve prodhuese të Kosovës”.

    Ai ka përmendur edhe një aksion të Doganës në pikën kufitare në Jarinjë, duke shtuar se Dogana e Kosovës synon që deri në fund të këtij viti ta kalojë shifrën prej 1 miliard e 100 milionë euro të mbledhura për buxhetin e vendit.

    “Dogana gjatë gjithë kohës ka aksione në pika të ndryshme të vendit, dhe aksioni i fundit që e kemi marr ka qenë në pikën kufitare të Jarinjës ku kemi arrit të kapim një sasi të atleteve të cilat janë të falsifikuara të brendeve të njohura botërorë”.

    “Nëse shikohet trendi i të hyrave momentale Dogana është duke performuar mjaft mirë dhe ne jemi rreth 5% më shumë se vitin e kaluar dhe besoj që deri në fund të viti të kaluar do të kalojmë mbi 1 miliardë e 100 milionë euro të mbledhura për buxhetin e Kosovës”.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.