Nga një kompeticion modest i disa shteteve, Eurovisioni është shndërruar në një spektakël gjigant muzikor, që ka nisur nga viti 1956 dhe vazhdon edhe sot. Pikërisht sonte mbahet finalja e kësaj ngjarjeje kulturore të rëndësishme për Evropën.
Me rritjen e numrit të pjesëmarrësve, përgjatë viteve është rritur edhe ‘apetiti’ i nikoqirëve për të lënë në hije organizimet e viteve të kaluara, me organizime më të mira e më të shtrenjta.
Në dy dekadat e kaluara, falë avancimit teknologjik, skenat janë bërë më kërkuese dhe organizimet edhe më të shtrenjta.
Deri sot, Azerbejgjani ka shpenzuar më së shumti para për organizimin e Eurovisionit në vitin 2012 – plot 60 milionë euro. Pa llogaritur këtu ndërtimin e arenës “Palace”, për të cilën ishin ndarë 100 milionë euro, shkruan Express.
Danimarka ka shpenzuar 45 milionë euro për organizimin e kontestit në Kopenhagë në vitin 2014 dhe më shumë se 30 milionë euro ishin shpenzuar nga Rusia në vitin 2009, Viena në vitin 2015 dhe Kievi në vitin 2017.
Ndërkaq, edicioni më i lirë i organizuar në 15 vitet e fundit, ishte ai i vitit 2016 në Stokholm të Suedisë, që kishte kushtuar 14 milionë euro. Finlanda po ashtu, nuk kishte harxhuar shumë në vitin 2007 për organizimin e kompeticionit, me 18 milionë euro.
Tre vjet më parë, Holanda kishte shpenzuar më pak se që kishte palnifikuar. Në vend të 22.7 milionë eurove të planifikuara, shpenzoi vetëm 19 milionë prej tyre.
Për edicionit e sivjemë që mbahet në Itali, e ku sonte po mbahet finalja, parashihet të harxhohen nga 13.5 deri në 40 milionë eurosh. Bilanci final do të dihet vetëm pas përfundimit të kompeticionit.