×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa janë të realizueshme premtimet e partive politike? Flasin analistët e kësaj fushe

    FrontOnline
    04 Shkurt 2021

    Partitë politike të martën zyrtarisht e hapën fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, shkruan Front Online.

    Edhe në këto zgjedhje, si rëndomë, partitë po premtojnë ndryshime në arsim, ekonomi, shëndetësi dhe fusha të tjera.

    Premtimet, nga analistët politik, po shihen të parealizueshme dhe kopje e programeve të partive evropiane.

    Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj për Front Online ka  thënë se subjektet politike po premtojnë shumëçka por që janë vështirë të realizueshme.

    “Në fushatë partitë politike premtojnë shumëçka që në esencë mundësia për të i zbatuar ato është jo e  madhe”, ka thënë Demhasaj.

    Sipas Demhasaj, programi i Lëvizjes Vetëvendosje është më i kapshëm dhe më i realizueshëm.

    “Sa i përket kandidatëve për kryeministër, vërehet që është program më i kapshëm dhe më i realizueshëm që zoti Kurti e ka publikuar,  janë disa elemente kogja të mira që u përmenden”, është shprehur ai.

    Kurse Nexhmedin Spahiu thotë se programet e partive nuk i lexon askush madje as vet liderët e partive.

    “Programet e partive politike nuk i lexon askush, nuk i lexon as lideri i asnjë partie. Ato programet vetëm janë send formal të cilën e dimë, që kur ka qenë OSBE-ja paslufte, ka thënë se partitë duhet të kenë program dhe tash shpenzojnë para me i shkru disa shkronja në letër të cilat zakonisht janë plagjiaturë, kopjimi prej partive tjera prej partive të ndryshme në Evropë, të adaptuara nga ndonjë aktivist i partisë në fjalë”, ka thënë Spahiu.

    Sipas Spahiut as votuesit në Kosovës nuk votojnë duke u bazuar në programe, por në bazë të liderit të partisë.

    “Nuk merren zgjedhësit në Kosovë me programe. Zgjedhësit në Kosovë e shikojnë ‘qehren’ e liderit dhe votojnë në bazë të ‘qehres’ së liderit”, ka thënë Spahiu.

    Fushata e filluar me 3 shkrut do të zgjasë deri më 13 shkurt, ku pas heshtjes zgjedhore 24 orëshe, qytetarët më 14 shkurt do t’u drejtohen kutive të votimit.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.