×
  • Auto
  • Auto

    Sa i rrezikshëm është uji për veturën tuaj?

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Po përballemi gjithnjë e më shpesh me ekstreme të motit. Moti me shi dhe stuhi sjell sasi të mëdha uji në rrugë.

    Kryesisht bëhet fjalë për shtresa sipërfaqësore uji, por ndonjëherë mund të hasni edhe pengesa më të thella uji, siç janë ato nën mbikalime.

    Të vozitni me shpejtësi nëpër pellgje më të thella nuk është e mençur për dy arsye – e para ka të bëjë me sigurinë, konkretisht me fenomenin e “akvaplaningut”, ku rrotat e makinës humbin kontaktin me asfaltin dhe ndiheni sikur po rrëshqisni mbi akull me atlete. Arsyeja e dytë është se kjo mënyrë vozitjeje mund të jetë e rrezikshme për “shëndetin” e automjetit tuaj.

    Shmangni ujin më të thellë se 10 centimetra ose që arrin mbi qendrat e rrotave, sepse shumica e makinave moderne kanë thithës ajri të vendosur ulët, të cilët në këtë rast mund të thithin ujë në motor – dhe kjo mund të çojë në pasoja katastrofike, si hyrja e ujit në cilindra, thyerja e shufrave të pistonëve për shkak të mbingarkesës.

    Për automjetet më të larta, si SUV-të, kjo thellësi mund të tolerohet pak më shumë, por mos e teproni.

    Pra, shmangni ujin e thellë – automjeti nuk është as anije e as nëndetëse – dhe ju lutemi, vozitni më me kujdes në kushte me shi. Rriteni distancën nga automjeti përpara nga dy në katër sekonda, sepse rruga e frenimit në mot me shi është shumë më e gjatë.

    Automjetet elektrike zakonisht janë më pak të ndjeshme ndaj ujit, por kjo nuk do të thotë që ato duhet t’i fusni në ujë të thellë. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Auto31 Maj 2025
    Prodhuesit gjermanë të veturave si Mercedes-Benz dhe BMW thuhet se po përpiqen të negociojnë tarifat drejtpërdrejt me Sekretarin e Tregtisë së SHBA-së,...
    Auto30 Maj 2025
    Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin...
    Auto29 Maj 2025
    Në Villa d’Este Concours d’Elegance, një ndërtues karrocerish italiane doli me diçka të ndryshme – prezantoi Bovensiepen Zagato. Nëse emri Bovensiepen ju...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.