Presidenca e Republikës së Kosovës posedon gjithsej 36 automjete, bazuar në dosjen e saj të tenderit.
21 prej tyre janë të tipit veturë. 15 të tjerë Suv apo Xhip.
Çmimi për larjen e këtyre dy llojeve të makinave dallon pak, shkruan “Front Online”.
Në bazë të kontratës që e kishte lidhur vitin e kaluar me një operator ekonomik, del se Presidencës pastrimi i një veture i kushton 1 euro.
E pak më shumë ai i xhipit, 1 euro e 90 cent.
Shuma e përgjithshme që presidenca harxhon brenda një viti për larjen e kerreve të saj është pak mbi 3 mijë e 700 euro , shkruan “Front Online”.
Autolarja në të cilën lahen veturat presidenciale nuk duhet të jetë më larg se 5 km nga Presidenca./“Front Online”