×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sa i kushtoi Lutfi Hazirit manifestimi Darka e Lamës? (Dokument)

    FrontOnline
    25 Tetor 2019

    Të premten (sot) në Gjilan është organizuar Darka e Lamës. Po në të njejtën ditë në ueb faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRRPP) është publikuar njoftimi për dhënie të kontratës nga Komuna e Gjilanit për furnizim me ushqim për manifestimin Darka e Lamës, raporton portali “Front Online”.
    Për ta furnizuar me ushqim për Darkën e Lamës, Komuna e Gjilanit, e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri, e ka përzgjedhur kompaninë “Aroma”, e cila ka konkurruar me një çmim prej 995 euro, shkruan “Front Online”.

    Përndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar organizimi i saj vjen si vazhdim i traditës së ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili të njëjtën e organizonte në kryeqytet.

    Ndonëse kjo darkë nga ish-presidenti Rugova organizohej në Prishtinë, presidenca nuk ka dhënë shenja që do ta vazhdojë traditën e organizimit të kësaj darke në kryeqytet.
    I pari i gjilanasëve, Lutfi Haziri, tha se po e vazhdojnë këtë akt falënderimi, si traditë që e la presidenti historik, Ibrahim Rugova.
    “E premtja e fundit të tetorit në kalendarin e shqiptarëve shënon përfundimin dhe mbjelljen e bereqetit, shtrimin e sofrës së Darkës së Lamës. Këtë na e la trashëgimi presidenti Rugova dhe ne në Gjilan asnjëherë nuk e kemi lënë anash. Ka qenë vit i thatë për Gjilanin, pasi jemi njëri prej regjioneve që po e vuan thatësinë e ujit, por ka qenë vit i bereqetshëm sa i përket të mirave dhe begatisë, falë punës dhe djersës së njerëzve që e punojnë tokën dhe jetojnë prej saj. Ata i dhanë dimension zhvillimit lokal ekonomik sepse bujqësia mbetet promotori kryesor i zhvillimit”, tha Haziri. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.