×
  • Vip
  • Vip

    “Sa herë që kam kryer marrëdhënie seksule me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve” – dëshmia e të miturës që dyshohet se u dhunua nga Gjiko

    FrontOnline
    11 Prill 2022

    Vajza e mitur, që dyshohet se është viktima e dhunimit nga këngëtari Asdren Gjikolli -Gjiko, ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se “Sa herë që kam kryer marrëdhënie seksule me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve”. Përveç kësaj ajo në deklaratën e saj e konfirmon se Gjiko ka bërë edhe fotografi dhe videoincizime derisa kanë kryer marrëdhënie seksuale. Gazeta Front Online ka publikuar për herë të parë lajmin për aktakuzën ndaj Gjikos, kurse Gazeta Insajderi, të premten ka nisur publikimin e detajeve nga aktakuza. Nga ana tjetër Gjiko po kërcënon gazetarët me padi, për të mos publikuar lajme.

    Ndaj reperit Asdren Gjikolli – Gjiko në mars të vitit 2017, është ngritur aktakuzë për veprën e rëndë penale dhunim. Viktimë dyshohet të jetë një vajzë e mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, pasi që fillimisht sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën.

    Në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Insajderi, një pjesë të së cilës e ka publikuar të premten thuhet se të miturën Gjikolli e kishte mashtruar se do ta bënte këngëtare.

    Prokuroria pretendon se ka prova të pakontestuesshme përfshirë edhe video e fotodokumentacione që vërtetojnë se Gjikolli ka kryer veprat pernale për të cilat akuzohet.

    “Në procesverbal mbi bastisjen e shtëpisë së Gjikollit, figurojnë edhe raporti mbi këqyrjen e vendit të ngjarjes, fotodokumentacionin dhe videoincizime të siguruara si prova materiale në këtë çështje e që sipas tyre, vërtetojnë pa mëdyshje se Gjikolli ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet”, thuhet në aktakuzë.

    Gazeta Insajderi, në këtë pjesë të dytë do të sjell dëshminë e viktimës [vajza e mitur], e cila e akuzon Gjikollin se e kishte droguar para se të kryente marrëdhënie seksuale më të.

    Në dëshminë e saj para policisë e prokurorisë, viktima ka deklaruar se për herë të parë e ka takuar Gjikon në vitin 2015.

    Ajo ka deklaruar se ka qenë në banesën e Gjikollit dhe se aty bashkë me të dhe dy persona tjetër që janë pjesë e aktakuzës, kanë përdorur drogë.

    “Në banesën e tij herën e parë kam shkuar me iniciativë të A.H. Gjiko, V., unë e A. që të katërtit kemi përdorur substance narkotike”, thotë viktima.

    E mitura, viktima në këtë rast ka deklaruar para hetuesve se sa herë ka kryer marrëdhënie seksuale me Gjikon ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.

    “Sa herë jam takuar me Asdrenin më ka dhënë drogë, sa herë që kam kryer marrëdhënie seksuale me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve”, thuhet në dëshminë e viktimës.

    “Substancën narkotike i pandehuri Gjikolli e kishte pasur të vendosur në dhomën e pritjes në një kuti dhe çdo herë i ka dhënë narkotikë e më pas kanë pasur marrëdhënie seksuale, duke theksuar se “këtë nuk do ta bënte asnjëherë po të ishte në gjendje normale, mirëpo meqenëse ka qenë nën ndikim të narkotikëve i ka pranuar lehtë kërkesat e tij””, thuhet më tej në aktakzë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Viktima ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se Asdren Gjikolli dhe V. kanë bërë edhe fotografi dhe videoincizime derisa ajo ka kryer marrëdhënie me Gjikon.

    “Po ashtu thekson se të pandehurin Asdren Gjikolli dhe V.A kanë bërë edhe fotografi dhe videoincizime deri sa ka kryer marrëdhënie seksuale me të pandehurin Asdren Gjikolli. Ajo po ashtu thotë se edhe e pandehura A.H e ka ditur faktin se unë kam kryer marrëdhënie me Gjikon sepse e kishte parë edhe atë herën e parë që e dëmtuara kishte qenë në banesën e Gjikos”, thuhet më tej në aktakuzë.

    Gjiko sipas aktakuzës me datat 27-28 korrik 2015, kishte rënë në kontakt me të miturën (emër i njohur për redaksinë), e më pas e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në spote të këngëve të tij.

    Pas këtyre premtimeve të Gjikos, sipas aktakuzës e mitura ka pranuar të shkoj në banesën e tij në lagjen Arbëria, në Prishtinë ku ai dyshohet se e kishte droguar dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

    “E dëmtuara ka pranuar që të shkoj në banesën e të pandehurit dhe pasi që i pandehuri Asdren Gjikolli ka shkaktuar dehjen e saj me anë të substancave narkotike – marihunë, me të dëmtuarën ka kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.

    Për këto veprime Gjiko akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

    Ekskluzive – Shteti posedon video që dëshmon dhunimin e të miturës nga këngëtari Gjiko

    “Gjiko ka bërë seks dhe e ka incizuar atë tërësisht të zhveshur”

    Pretendimet e prokurorisë për dhunimin e të miturës nga reperi Gjiko, sipas prokurorisë i ka konfirmuar edhe dëshmitarja A.H.

    Ajo po ashtu është pjesë e aktakuzës, pasi që përmes saj Gjikolli ishte njoftuar me viktimën. Dhe ndaj saj rëndon akuza për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale dhunim”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në dëshminë e saj para hetuesve, A.H ka deklaruar se, në natën kur dyshohet se ka ndodhur dhunimi, ajo bashkë me viktimën dhe me një person tjetër, kanë qenë në banesën e reperit Gjiko.

    Ajo në detaje e ka përshkruar gjithçka që kishte ndodhur aty, ku kanë qëndruar e çka kishin pirë.

    “Nuk më kujtohet data po ka qenë ora 21:00, në banesë te Gjiko, kemi qëndru që të 4 në salon – dhomën e pritjes, aty unë kam konsumuar birrë, [viktima] ka pirë ujë. Ndërsa që të 4 pra unë, V., Gjiko, [viktima]. kemi konsumuar një cigare marihuanë. Marihuanën na e kanë dhënë Gjiko e V. pasi që ne nuk kemi pasur”, tha ajo.

    Sipas dëshmisë së saj, Gjiko e kishte marrë të miturën në dhomën e tij.

    “Pastaj [viktima] me Gjikon pas qëndrimit rreth 10 min me neve kanë shkuar në dhomën tjetër, ndërsa unë me V. qëndruam në sallon. Pas gjysë ore unë kam trokitur në derën e dhomës ku ishin ata dy e kam thirrur [viktimën] që të vinte me mua, por ajo nuk erdhi me tha se do të qëndronte aty atë natë”, vazhdon dëshmia e A.H para hetuesve.

    Ajo thotë se nga ballkoni e kishte parë se Gjiko po kryente marrëdhënie seksuale më të miturën dhe se ishte duke e gjiruar në skena të rënda.

    “Gjatë kohës sa unë e V. qëndronim në ballkon e banesës nga dritarja e kam vërejtur [vitikmën] duke bërë seks me Gjikon dhe po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale dhe kam vendosur të largohëm dhe ajo ka mbetur aty”, thotë A.H lidhur me rastin.

    Gjikolli e mohon se ka dhunuar vajzën e mitur – thotë se i siguroi strehim

    Reperi Asdren Gjikolli, në deklaratën e dhënë para hetuesve, e ka pranuar se e njeh të miturën dhe se ka qenë në dijeni se është e mitur. Ai gjithashtu ka pranuar se e njëjta ka qenë edhe në banesën e tij.

    “Diku ka fundi i vitit 2015 apo fillimi i vitit 2016, koha ka qenë natë ora 23:00 ajo ka ardhë në banesën time. Ajo ka ardhur vetëm nuk ka qenë në shoqëri të ndokujt dhe me vetëiniciativë dhe në njëfar mënyre ka kërkuar ndihmën tonë …. dhe se atje është e abuzuar psiqikisht se ka jetë të vështirë, nuk ka cka me hangër, nuk ka cka të veshë dhe se është jetime, na ka treguar arsyen pse ajo përdorë narkotikduke theksuar se e përdorë për tu qetësuar nga se ka abuzime psikike”, tha reperi para hetuesve.

    Gjikolli, ka deklaruar se e ka lejuar të miturën të kaloj natën në banesën e tij, me arsyetimin se ka qenë vonë dhe se e mitura nuk ka mundur të kthehet në shtëpi.

    “Ajo ka qëndruar atë natë aty, dhe ka fjetur në sal;on, e pasi që dukej shumë e re në moshë unë bile ja kam shtruar mbulesat e fëmijëve. Unë kam fjetë në dhomën time”.

    Tha se e mitura ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.

    “Edhe këtë herë kur [viktima] ka ardhë në banesën time ka qenë në krizë narkotike, dhe e njëjta na ka kërkuar narkotikë mirëpo ne nuk i kemi dhënë pasi që nuk kemi pasur”.

    Por, Gjikolli e mohon se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Nuk është e vërtetë që unë kam kryer marrëdhënie seksuale me të. Të nesërmën unë jam ngritur herët dhe jam dal nga banesa me femrën time dhe ajo ka mbetur në banesë duke fjetur, më vonë jam dëgjuar në telefon me V. dhe e kam pyetur se a kishte shkuar ajo vajzë. Ai më njoftoi se kishte ngrënë një picë dhe ishte larguar”, tha Gjikolli.

    “Pas diku rreth 10 dite ajo me ka provokuar në Fb duke më dërguar foto nudo dhe gjysmë e zhveshur dhe me të unë nuk kam mbajtur kurrfar kontakti dhe as nuk jam takuar e as përgjigjur asnjë mesazhi në FB”, tha ai.

    Lidhur me këtë aktakuzë ndaj Gjikollit, i cili ngarkohet me veprat e rënda penale, para disa ditësh ishte paraparë të mbahet seanca e parë fillestare. Por seanca ishte shtyrë pasi që mbrojtja kishte kërkuar pajisjen me shkresa të lëndës. Mediat raportuan lidhur me këtë rast, por kundër raportimeve reagoi ashpër reperi. Ai ka paralajmëruar padi për shpifje.

    Tri veprat e tjera penale për të cilat akuzohet Gjiko

    Gazeta Insajderi, ka raportuar se Prokuroria e ngarkon Gjikollin edhe me tri vepra të tjera përveç dhunimit.

    Ai akuzohet për posedinimin e narkotikëve, armëmbajtje dhe moslajmërim i veprave penale.

    Këto vepra penale, Gjikolli dyshohet se i ka kryer gjatë viteve 2015-2016.

    Gjatë bastisjes në banesën e Gjikollit në Prishtinë, gjithashtu policia kishte gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë. Për çka Gjikollin, e ngarkon prokuria me veprën penale, posedim i pa autorizuar i narkotikëve.

    Përveç kësaj, atij i është gjetur në banesë edhe një armë dore.

    “Është vërtetuar se Asdren Gjikolli pa autorizim dhe pa leje përkatëse të organeve kompetente ka mbajtur një armë – pistoletë e tipit “Ekol” e cila i është konfiskuar nga zyrtarët policor”, thuhet në aktakuzë.

    Lidhur me këtë veprim, Gjikolli akuzohet për armëmbajtje pa leje. Gjikolli akuzohet edhe për “Moslajmërim të veprave penale”.

    Sipas prokurorisë në procesverbal mbi bastisjen e shtëpisë së Gjikollit, figurojnë edhe raporti mbi këqyrjen e vendit të ngjarjes, fotodokumentacionin dhe videoincizime të siguruara si prova materiale në këtë çështje e që sipas tyre, vërtetojnë pa mëdyshje se Gjikolli ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet.

    Nga Rubrika
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, është shfaqur shumë e nervozuar me paraqitjen e partnerit të saj, Gjestit, në darkën e...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrent i Big Brother VIP Kosova, Burimi, ka habitur me një deklaratë teksa përjashton vetën duke lavdëruar një tjetër konkurrent. Ai iu...
    Vip15 Nëntor 2024
    Kevin, Gjesti dhe Leo kanë gjetur një mënyrë të vecantë për t’u argëtuar. Ata në dhomën e gjumit teksa po luhej muzikë...
    Të tjera
    Opinione15 Nëntor 2024
    Burimi: The Daily Telegraph, Con Coughlin. Ardhja e pashmangshme e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk ka vetëm ndikim të thellë...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen super i lezetshëm, ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Dashi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.