Pas përhapjes së pandemisë Covid-19, bota po përballet edhe më një mutacion të ri të këtij virusi, raporton Front Online.
Ky variant i ri i virusit, tani ka prekur edhe Kosovën, ku ditë më parë nga 30 mostrat e marra janë identifikuar tre persona të infektuar me këtë variant të Covidit.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani për FrontOnline, ka thënë personat e infektuar tashmë janë shëruar.
Ramadani tha se virusi i ri nuk ka ndonjë rrezikshmëri të lartë, përveç që përhapet më shpejt.
“Tri raste kanë qenë ata janë shëruar tani me sukses, mostra të tjera nuk kemi dërguar. Vetëm përhapjen e ka më të shpejt, nuk ka ndonjë rrezikshmëri klinike të veçantë”, ka thënë Ramadani për Front Online.
Mosrespektimi i masave anti-Covid në fushatë elektorale, reagon Naser Ramadani