×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa është i rrezikshëm varianti Delta Plus? Tregon infektologu Ramadani

    FrontOnline
    11 Nëntor 2021

    Të mërkurën në Kosovë janë identifikuar rastet e para me variantin Delta Plus të COVID-19.

    Ky variant është vlerësuar si më i transmetueshëm se sa ai Delta.

    Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur së të mërkurën nga 70 mostra pozitive të COVID-19, të dërguara për analizë në Gjermani, 12 kanë rezultuar të jenë pozitive me variantin Delta Plus.

    Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani, në një prononcim për Front Online ka thënë se edhe në vendin tonë është detektuar një lloj i variantit të Covidit, i quajtur Delta Plus.

    “Bazuar në të dhënat e paraqitura nga IKShP, del se kemi diku mbi 20% të mostrave të dërguara që janë identifikuar apo përmes projektit gjerman ecdc laborator gjerman. Mbetet që në ditët në vijim të shohim se si do jetë aspekti klinik dhe imunologjik në të infektuar me këtë variant të ri Delta Plus”, ka thënë Ramadani për Front Online.

    Sipas Ramadanit, ende nuk ka të dhëna se sa është i transmetueshëm varianti Delta Plus.

    “Mbetemi të shohim se si do të transmetohet ky varianti Delta Plus, por se ende nuk ka njohuri dhe të dhëna dominante është COVID-19/ Delta, dhe ai po përhapet në rajon dhe Evropë, ku po ka edhe vdekshmëri”, ka thënë ai.

    Ramadani ka kërkuar nga Qeveria që të mbahen masat që janë në fuqi në mënyrë që të mos ketë përhapje  të këtij varianti.

    “Të gjitha masat ato kundër pandemike bazike dhe ato specifike kufizime shtrëngim orari i natës klube nate restorante dhe certifikata e vaksinimit duhet të jenë të obliguara ne vend si deri tani. Ndryshe mundemi të përballemi edhe ne me një valë të re me infeksion me pandeminë COVID- 19, nuk është arritur ende shkalla e lartë e vaksinimit të qytetarëve tek ne, andaj kujdesi duhet të jetë maksimal nga popullata dhe institucionet e vendit tonë”, ka thënë ai për Front Online.

    Varianti Delta Plus i COVID-19 apo i njohur si varianti AY.4.2 është një mutacion i variantit Delta.

    Delta Plus është identifikuar për herë të parë në korrik të këtij viti në Britani. Ky variant është ende duke u monitoruar. Ai është konsideruar si ndër variantet më shqetësuese të Coronavirusit.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Gusht 2025
    Ish-sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se janë vërtetuar fjalët e tij që kryeministri Albin Kurti po e vazhdon bashkëpunimin...
    Lajme20 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese më 8 gusht ka urdhëruar Kuvendin e Kosovës që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur,...
    Lajme20 Gusht 2025
    Burim Ramadani, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe opinionist, duke komentuar veprimin e sotëm të Shqipe Selimit, e cila nuk e votoi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë. Bëhet e ditur se sanksione janë vendosur edhe ndaj një banke ruse...
    Sport20 Gusht 2025
    Mesfushori i Kombëtares së Kosovës u rendit në formacionin më të mirë të javës pas paraqitjes së shkëlqyer me skuadrën e Clujit....
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Në korrik 2025, gjithsej 2481 persona kanë paraqitur kërkesë për azil në Zvicër, që është 268 më shumë se muajin paraprak (+12%)....
    Lajme20 Gusht 2025
    Ish-konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka treguar pse “opozita” nuk duhet të votojë deputeten Donika Gërvalla për kryetare...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë e tregut. Bitcoin...
    Lajme20 Gusht 2025
    Arjeta Spahiu, bashkëshortja e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i arrestuar muaj më parë në Serbi, ka bërë thirrje publike për ndihmë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.