Kryetari i ri Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk qëndron keq financiarisht. Pasuria e deklaruar e Konjufcës në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit kalon shifrën prej 400 mijë euro, raporton Front Online.
Konjufca ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej mbi 387 mijë euro, 4000 euro para të gatshme në banka komerciale dhe 3500 euro pasuri të luajtshme.
Të hyrat vjetore të Konjufcës janë mbi 28 mijë euro.
Përndryshe, Glauk Konjufca është zgjedhur sot kryetar i ri i Kuvendit me 69 vota të deputetëve. Shefin e ri të Kuvendit e ka votuar edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
/Front Online/