×
  • Auto
  • Auto

    Sa energji elektrike harxhon automjeti elektrik?

    FrontOnline
    23 Nëntor 2023

    Është e ndërlikuar të llogaritet saktësisht se sa rrymë harxhon një automjet elektrik, por vlerësime shumë të mira janë të mundshme bazuar në disa faktorë.

    Siç vlerësohet nga faqja e specializuar e internetit Edmunds, automjeti mesatar elektrik konsumon rreth 394 kWh në muaj dhe shpjegohet edhe se si kanë arritur në këtë përllogaritje.

    Të gjitha automjetet elektrike kanë bateri të mëdha që sigurojnë energji për motorët dhe sasia e energjisë elektrike e ruajtur në këto bateri është e njëjtë me atë kur shikojmë kapacitetin e rezervuarit të një veture “tradicionale”.

    Sistemet moderne të baterive ndryshojnë në kapacitet, duke u dhënë kështu veturave diapazon të ndryshëm kur karrikohen plotësisht.

    Bateritë në EV-të moderne mund të konsumojnë nga 30 kWh në modelet e vogla si Mini Cooper SE, deri në më shumë se 200 kWh në “të rënda” si GMC Hummer EV. Megjithatë, kapaciteti i baterisë nuk është e vetmja gjë që duhet të dimë.

    Efikasiteti i mjeteve elektrike duhet të llogaritet kur merret parasysh distanca e përshkuar, kështu që për automjetet tradicionale llogarisim p.sh. “6 litra për 100 kilometra”, dhe për EV-të kjo shprehet, le të themi, “50 kWh për 100 kilometra”, kështu që ne duhet t’i shohim llogaritjet në atë mënyrë.

    Kjo faqe ka marrë parasysh të dhënat statistikore nga SHBA, dhe me ndihmën e të dhënave për numrin e kilometrave të përshkuar nga shoferi mesatar në muaj, duke marrë parasysh EV-të efikase dhe joefikase, kanë arritur në përfundimin se EV-ja mesatare konsumon 0.35 kWh për milje (rreth 1.6 kilometra), që do të thotë 394 kWh në muaj./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto24 Dhjetor 2024
    Kur Ferrari 250 LM fitoi garën Le Mans në 1965, ishte fundi i epokës. Pasi shënoi nëntë fitore në garën prestigjioze 24-orëshe,...
    Auto23 Dhjetor 2024
    Me kërkesën mbi ofertën, tregu i veturave klasike është “ringjallur” viteve të fundit. Kjo është arsyeja pse një Edsels është shitur për...
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Të tjera
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Krishtlindjes duke thënë se kjo festë është mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë dhe...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka uruar Krishtlindjes, duke thënë bërë thirrje që të bëhen lutje për paqë, gëzim e forcë. Ai gjithashtu...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, “Big Brother Vip Kosova 3”, janë zguar nga gjumi. Vullenti si përherë nisi ditën...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar sot për hapjen e një çerdheje të re në lagjen Ortakoll të Prizrenit. “Çerdhe me...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se moscertifikimi i Listës Serbe nga ky organ nuk ka bazë ligjore....
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur bindjen e tij të plotë se Bedri Hamza, është kryeministri më i mirë që mund...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.