Ish missi shqiptar, Almeda Abazi, e cila prej vitesh është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, ka zbuluar më shumë detaje rreth njohjes së tyre. Në një intervistë virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit, ish missi ka zbuluar se janë njohur kur ka qenë 23 vjeç.
“Për të njohur diku tek 20-21 vjeç. Por lidhja jonë filloi kur isha 23. O Zot sa e vogël paskam qenë”, shkruan ajo duke iu përgjigjur një ndjekësi që e pyeti se kur ka nisur lidhja e saj me aktorin turk.
Kujtojmë që ata zbuluan së fundmi se ndodhen me pushime në Shqipëri.
Kujtojmë që gjatë një interviste që dha disa muaj më parë, Almeda foli për dëshirën për të blerë një shtëpi në Tiranë.
Mes të tjerash, ajo tregoi se do që të kalojë më shumë kohë me fëmijët në Shqipëri në mënyrë që t’i rrisë me kulturën dhe traditat shqiptare.