×
  • Lajme
  • Lajme

    Ruzhdi Shehu mirëpret mërgatën: Juniku ju hap zemrën me festivale dhe lehtësime

    FrontOnline
    19 Korrik 2025

    Me rastin e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, Komuna e Junikut, përmes një postimi të Kryetarit Ruzhdi Shehu, ka përcjellë një mirëseardhje të përzemërt për bashkatdhetarët që po rikthehen për pushime në qytetin e tyre.

    “Ju jeni gjysma e Junikut – jo vetëm në numër, por edhe në dashuri, përkushtim dhe ndikim,” është shprehur Kryetari Shehu, duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës në jetën dhe zhvillimin e komunës.

    Në kuadër të mikpritjes, komuna ka paraparë një sërë aktivitetesh dhe lehtësimesh për mërgimtarët.

     

    Postimi i plotë:

    Të dashur mërgimtarë – mirësevini në Junikun tuaj!

    Me kënaqësi dhe mirënjohje të thellë, ju urojmë mirëseardhje në shtëpitë tuaja në Junik – aty ku gjithmonë sillni gjallëri dhe frymë pozitive në qytetin tonë.

    📍 Sot, më 19 korrik 2025 (e shtunë), dhe nesër, më 20 korrik 2025 (e diel), do të mbahet festivali “Kah Drita”, në kuadër të projektit të mbështetur nga BE-ja me titull “Mirëdita Junik”. Të gjithë mërgimtarët dhe qytetarët e tjerë junikas janë të ftuar të kalojnë dy ditë të këndshme së bashku. Më shumë rreth festivalit mund të gjeni në linkun: https://www.facebook.com/share/p/17ENZnZVsK/?mibextid=wwXIfr

    🎶 Ndërsa më 30 korrik 2025, Komuna e Junikut do të organizojë edhe një koncert të veçantë, kushtuar posaçërisht mërgatës sonë – një falënderim simbolik për dashurinë dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm për Junikun.

    Kryetari i Komunës dhe institucionet komunale janë të përkushtuara që edhe këtë vit ta bëjnë sa më të lehtë dhe të këndshme qëndrimin tuaj në vendlindje.

    Këto janë disa nga vendimet dhe lehtësimet në favor të mërgatës junikase:

    ✅ Parking pa pagesë deri më 31 gusht 2025, në këto hapësira:

    Parkingjet publike të komunës
    Hapësira pranë stacionit të autobusëve (që nuk pengojnë qarkullimin)
    Autolarja “Besi”
    Tregu i gjelbër (përveç ditëve të premte)
    Parkingjet pranë bibliotekës komunale
    ✅ Shërbime komunale të shpejta dhe të lehtësuara për mërgimtarët:

    Zyra komunale do të punojë edhe gjatë kohës së pauzës dhe, sipas nevojës, edhe pas orarit zyrtar për të ofruar shërbime civile, kadastrale dhe administrative të tjera.
    ✅ Takime të hapura me Kryetarin e Komunës çdo ditë pune:

    Mërgimtarët janë të mirëpritur të takohen me Kryetarin për të diskutuar idetë, nevojat, projektet e mundshme për investime dhe bashkëpunim në Junik.
    Të dashur bashkatdhetarë,

    Kontributi juaj për Junikun është i çmuar dhe i pazëvendësueshëm. Ju jeni gjysma e Junikut – jo vetëm në numër, por edhe në dashuri, përkushtim dhe ndikim. Ardhja juaj në vendlindje sjell jetë, zhvillim dhe emocion për të gjithë ne.

    Ky program mikpritjeje është vetëm një shenjë e vogël mirënjohjeje për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Junikun.

    🤝 Ju mirëpresim me zemër të hapur dhe jemi gjithmonë në shërbimin tuaj!

    Nga Rubrika
    Lajme18 Gusht 2025
    Një takim shumëpalësh sapo ka filluar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderëve evropianë, në Shtëpinë e Bardhë./Sinjali/
    Lajme18 Gusht 2025
    Në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë zjarri rreth orës 19:00, ndërsa Policia ka nisur hetimet lidhur me...
    Lajme18 Gusht 2025
    Një person u lëndua rëndë derisa po punonte në Gjilan. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike. Lidhur...
    Të tjera
    Lajme18 Gusht 2025
    Deputeti më i vjetër, Avni Dehari, u nxor shkelës i Kushtetutës me këmbënguljen, të cytur nga partia e tij, për votim të...
    Lajme18 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan. Një i ri, rreth moshës 23 vjeçare ka rënë në kontakt me rrymën....
    Bota/Rajoni18 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën në mbrëmje lagjen Itterbeek në Anderlecht të Belgjikës. Mediat vendase raportojnë se një 61-vjeçar...
    Bota/Rajoni18 Gusht 2025
    Udhëheqësit evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë. I pari që mbërriti ishte shefi i NATO-s, Mark Rutte. Duke vijuar me...
    Bota/Rajoni18 Gusht 2025
    Hamasi ka rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi-pengimi me Izraelin, sipas një zyrtari të lartë. Ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë kanë zhvilluar bisedime...
    Lajme18 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e plotë në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Aktgjykimi përcakton qartë se nga publikimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.