Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ruzhdi Matoshi, dhe ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë në emisionin “Kosova Voton”, ka folur rreth temës religjioni në politikë. Ai ka thënë se Kosova ka kaluar nëpër procese të vështira.
“Besimtari i mirë është edhe atdhetar i mirë. Konstatoj se Kosova ka kaluar nëpër procese të vështira”, ka thënë ai. Më tej ai ka shtuar se duhet t’i falënderojmë politikanët e viteve 90-ta.
“Është natyre e përgjithshme e jona që duhet të kemi një falënderim për te gjithë politikanët e viteve 90-ta, duke mos i përzier këto tema gjatë rrugëtimit. Ajo bjen në domenin e idesë demokratike amerikane. Individualiteti është investim në vetvete”, tha ai.
Matoshi ka treguar se Qeveria është komponente që e rregullon komponentët e taksave.
“Roli i këtyre dy komponentëve herët është rregulluar. Qeveria është komponentë që e rregullon komponentën e taksave, ndërsa komponenta fetare është investim në vetvete, një fetar i mirë është familjar i mirë”. “Ta ruaj trashëgiminë familjare, ta ruajmë atë që është me trashëgiminë familjare, pleqtë. Në këtë aspekt feja mund të jep kontribut. Nuk duhet të përziejmë këto dy komponentë, komponentën Qeveri dhe komponentën fe”, tha ndër të tjera Matoshi.