×
  • Lajme
  • Lajme

    Ruzhdi Kurtishaj: Ka kërkesa të mëdha të kosovarëve për të udhëtuar drejt Evropës me autobusët e “Sharr Travel”

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2024

    Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe drejtori i kompanisë ”Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ka folur për ndikimin e liberalizimit të vizave në rritjen e kërkesave për udhëtime ndërkombëtare nga qytetarët kosovarë.

    Ai tha se që nga fillimi i vitit 2024, kërkesat për udhëtime jashtë vendit janë rritur në masë të jashtëzakonshme – duke arritur deri në 300%.

    Kurtishaj theksoi se që nga janari, edhe pse ishte muaji i parë pas festave të fundvitit, shumë qytetarë kanë vizituar destinacione në Evropë dhe rajon, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë.

    “Viti 2024 prej datës 1 janar që ka ndodhur realizimi i vizave për Kosovën, kërkesat për me dalë jashtë Kosovës, kanë qenë 100% apo 200% a 300%. Me përmbyllje të muajit janar, edhe pse ka qenë muaji i parë pas festave të fund vitit, ka pasur shumë kosovar që kanë vizituar Evropën, që kanë vizituar vendet e ndryshme si në Gjermani, Zvicër, Itali, pastaj ky trend ka vazhduar edhe në prill dhe maj, pastaj ka filluar një stabilizim i udhëtarëve”, tha Kurtishaj.

    Tutje, Kurtishaj tha se kjo tendencë ka vazhduar edhe gjatë muajve në vazhdim, me një rritje të kërkesave për udhëtime drejt qyteteve si Vjena, Praga, Budapesti, Dubrovniku, Milano dhe Stambolli.

    “Tash qytetarët po e vizitojnë Vjenën, Pragën, Budapestin, Dubrovnikun, Milanon dhe Stambollin. Nga janari deri në maj ata vizituan qoftë Selanikun, qoftë Dubrovnikun dhe vendet e rajonit, nga muaji shtator vizituan vende tjera siç është Budapesti, Vjena, Milano, Venecia”, shprehet Kurtishaj.

    Ai po ashtu përmendi se, në periudhën janar-nëntor të vitit 2024, ka pasur një rënie të udhëtimeve për në Tiranë, por një rritje të ndjeshme të udhëtimeve për në Stamboll dhe destinacione të tjera.

    “Muaji janar-nëntor të këtij viti kemi pasur rënie vetëm për Tiranë 13%, apo 3500 udhëtar më pak, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, nëse flasim për vendet tjera, kemi rritje shumë të madhe të qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Stambollit, gjatë këtij viti me Sharr Travel, për në Stamboll kanë udhëtuar 1319 udhëtarë, pasi shumë qytetarë udhëtuan me çmime ekonomike”.

    Kurtishaj e bëri një krahasim me udhëtimet për në Zvicër në vitin 2023 dhe 2024, ku tregoi se rreth 160% është rritur kërkesa.

    “Për Zvicër gjatë vitit 2024 me kompanisë Sharr Travel kanë udhëtuar mbi 10 mijë udhëtar për periudhën janar-nëntor 2024, ndërkaq gjatë vitit 2023 kanë qenë 4 mijë udhëtarë, pra janë 150-160% më shumë, saktësisht 6200 udhëtarë kemi pasur gjatë vitit 2024 se sa në vitin 2023”, theksoi Kurtishaj.

    Viti i liberalizimit/ Mbi 7300 autobusë me udhëtarë u nisën sivjet nga Kosova për në Evropë

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar për krizën energjetike në Kosovë, ku siç thotë ai disa qytete e fshatra nuk kanë...
    Lajme02 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se duhet të të krijohet një mekanizëm mbikëqyrës ndërkombëtarë apo vendor, për Gjykatën Speciale në...
    Lajme02 Janar 2025
    Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) votuan kundër certifikimit të Listës...
    Të tjera
    Vip02 Janar 2025
    Xuxi dhe Rovena kanë nisur ditën bashkë teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë. Të dy kanë kaluar kohë të mirë derisa shijonin...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ditën e djeshme publikoi një video përmes së cilës uroi Rumaninë dhe Bullgarinë për...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas...
    Lajme02 Janar 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për situatën në pikat kufitare të Kosovës, përcjell Gazeta Express. MPB ka bërë...
    Lajme02 Janar 2025
    Për efektivitetin e operacioneve në veri gjatë këtij viti, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, deklaroi për FrontOnline se angazhimi ka qenë i...
    Sport02 Janar 2025
    Interesimi i Real Madridit për të nënshkruar me Trent Alexander-Arnold, tashmë është pothuajse zyrtar. Është përfolur tash e një kohë se “Mbretërit”...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.