Ish-Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedën e parë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas marrjes së udhëheqjes së NATO’s, shkruan Reporteri.net.
Në këtë telefonatë, ata kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën dhe mbajtjen e NATO’s të fuqishme dhe të aftë.
“Në telefonatën time të parë me @SecBlinken sot, ne ramë dakord për rëndësinë e mbajtjes së #NATO-s të fuqishme dhe të aftë, përmirësimin e ndarjes së barrës, vazhdimin e mbështetjes së fuqishme për Ukrainën dhe thellimin e partneritetit. Faleminderit për pritjen e ngrohtë!”, ka shkruar Rutte.
On my first call with @SecBlinken today, we agreed on the importance of keeping #NATO strong and capable, improving burden sharing, maintaining robust support for Ukraine, and deepening our partnerships. Thank you for the warm welcome!
— Mark Rutte (@SecGenNATO) October 2, 2024
Rutte mori dje udhëheqjen e NATO’s.
Marrja e detyrës së sekretarit të Përgjithshëm nga Rutte ndodhi në një moment historik për aleancën, teksa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet ditës 1.000.