×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rutte nga Shkupi: NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit aleat

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur këtë të martë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u prit me ceremoni shtetërore dhe nderime ushtarake nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

    Ai bëri të qartë se Aleanca do të përkujdeset me përkushtim të madh për çdo vend aleat.

    “NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida”, deklaroi Rutte. Ai shprehu falënderime për Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që jep në kuadër të misionit të KFOR-it, ndërsa theksoi se NATO po sigurohet që ky mision të mbetet i fuqishëm.

    Kjo vizitë, e para e Rutte në Shkup që prej marrjes së drejtimit të Aleancës, shënon një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Shkupit dhe NATO-s në kuadër të sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor.

    Pas pritjes zyrtare në Kabinetin e Presidentes, delegacionet e të dyja palëve kanë nisur një takim plenar, ndërsa agjenda parashikon takime të ndara edhe me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

    Gjatë qëndrimit në Shkup, Rutte do t’u drejtohet deputetëve në Kuvend dhe do të vizitojë kazermën “Ilinden” për të parë nga afër kapacitetet e Grupit Batalion i Këmbësorisë së Lehtë të Armatës.

    Vizita vjen si vijimësi e angazhimit të Aleancës në rajon, pas vizitës së paraardhësit Jens Stoltenberg në vitin 2023, duke rikonfirmuar pozicionin e Maqedonisë së Veriut si partner strategjik në krahun juglindor të NATO-s.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka njoftuar ka marrë vendim për themelimin e katër komisioneve me...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se situata aktuale është pasojë e mbytjes...
    Lajme03 Mars 2026
    Besian Mustafa, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie politike. Ai ka thënë se janë gati...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në rrjetin Truth Social se “mbrojtja ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe udhëheqja janë shkatërruar”, duke iu...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur pas takimit të mbajtur nga Grupi Parlamentar i partisë në selinë qendrore. Mustafa ka thënë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka thënë se bisedimet midis Brukselit dhe Malit të Zi për anëtarësimin e këtij vendi në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasadori izraelit në Kroaci, Gary Koren, foli sot rreth luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin. Ambasadori izraelit tha se nata e...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një 10-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte. Ngjarja tragjike sipas Portalb.mk, është raportuar...
    Vip03 Mars 2026
    Pak ditë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, Elijona ka shkuar tek varrezat, vendi ku prehen nëna dhe motra e...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.