Këngëtarja e njohur ukrainase, Ruslana e cila u bë e njohur për shqiptarët pasi fitoi Eurovision-in në vitin 2014, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Rudina” ku tha se dëshira e saj e vetme është fitorja dhe liria.
Ajo tregoi se ajo dhe familja e saj janë mirë por po qëndrojnë në qytete të ndryshme të Ukrainës.
Më tej ajo bëri dhe një premtim teksa tha se kur të mbarojë lufta do të vijë në Shqipëri.
“Ju për ne jeni vëllezër e motra. Ne kemi të ngjashëm mentalitetin. E duam shumë tokën tonë. Do doja ta thosha, e rëndësishme që jemi të gjithë bashkë.”, tha ajo mes të tjerash.
“Mos harroni që unë ju dua shumë dhe kur të mbarojë lufta do vij tek ju me “Wild Dances”. Ju falënderoj!’, përfundoi ajo.