Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka marrë sot pjesë në një konferencë online të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Para se kryedeplomatja ta merrte fjalën, presidenca ruse, nuk deshi ta lejojë atë të flas me flamurin e Republikës së Kosovës, duke i thënë që ta largojë atë, por që e njëjta s’e lejoi këtë gjë.
Haradinaj-Stublla iu ka thënë se “Ne kemi jemi në bazë të parimit të barazisë dhe simbolet e shtetësisë nuk pranojmë t’i largojmë. Nëse presidenca ruse na pamundëson me marrë pjesë në debat, po krijon një presedan të rrezikshëm”.
Ndryshe, Ministrja e ka nisur fjalën e saj, duke thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
“Kjo është vërtetuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, është shprehur ajo me ta marrë fjalën, pas homologut të saj serb, Ivica Daçiq.
Ajo sot ka përmendur krimet e kryera nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhe që trupat e personave të zhdukur duhet të kthehen menjëherë.