Rusia ka regjistruar një rekord ditor sa i përket rasteve të infeksionit me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18.665 të infektuar në Rusi, përfshirë 5261 në kryeqendër Moskë, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 1.636.781, raporton agjencia Reuters.
Po ashtu në 24 orët e fundit në Rusi kanë vdekur 245 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa numri total i të vdekurve ka arritur në 28.235.
Në Republikën e Çekisë janë regjistruar 11.428 raste të reja me koronavirus, ndërsa shifra totale e të infektuarve ka shkuar në 335.102. Numri i të vdekurve nga COVID-19 është rritur për 173, duke e çuar totalin në 3251.