Rusia ka regjistruar 13.592 raste të reja me koronavirus të hënën, që është gati rekord ditor i rasteve të reja, duke çuar shifrën totale në 1.312.310 raste, njofton agjencia Reuters.
Autoritetet e Shëndetësisë në Rusi po ashtu kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 125 persona si pasojë e COVID-19. Shifra totale e të vdekurve ka arritur në 22.722.
Në Gjermani në 24 orët e fundit janë regjistruar 2467 raste me koronavirus, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 325.331. Po ashtu kanë vdekur gjashtë persona si pasojë e COVID-19, ndërsa shifra totale ka shkuar 9621.