×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia nuk e përjashton mundësinë e ndarjes së Kosovës

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Për Rusinë, shkëmbimi i territoreve dhe idetë tjera “mund të vlerësohen vetëm nga Prishtina dhe Beogradi”, teksa zgjidhja definitive e çështjes së Kosovës duhet të konfirmohet në KS të OKB-së, përmes miratimit të një rezolute të re, e cila do ta zëvendësonte rezolutën 1244, ka thënë ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Botsan Kharcenko.

    “Aktualiteti i idesë së ‘ndarjes së Kosovës’, ashtu si edhe çdo ideje tjetër, mund të vlerësohet vetëm nga Beogradi dhe Prishtina. Zgjidhja e qëndrueshme e çështjes së Kosovës është e realizueshme vetëm si rezultat i marrjes parasysh të interesave të balansuara reciproke, pa imponim të skemave të jashtme apo afateve kohore. Kriter kryesor për ne është që zgjidhja të jetë e pranueshme për Serbinë”, ka thënë ai në intervistën për gazetën “Politika” të Serbisë. Ai është pyetur se cilat janë “vijat e kuqe” të Rusisë rreth Kosovës.Kharcenko po ashtu ka thënë se për inkuadrimin e Moskës në dalogun Kosovë-Serbi, e domosdoshme para se gjithash është kërkesa e Beogradit.

    “Me këtë rast, vetë procesi negociator duhet të zhvillohet në një kornizë të arsyeshme dhe të pranueshme për ne, mbi bazën e Rezolutës 1244, teksa duhet ta ketë një formë dhe përmbajtje të pranueshme. Më duhet ta theksoj se rezultatet e aktiviteteve diplomatike, deri më tani, nuk janë aq evidente. Përkundrazi, në Kosovë tash ka vetëm më shumë kaos”, ka thënë ai.Ai po ashtu ka thënë se zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës lyps vëmendje të qëndrueshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjë të cilën e ka vlerësuar si parakusht.“Zgjidhja definitive e çështjes së Kosovës duhet të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përmes miratimit të një rezolute të re, e cila do ta zëvendësonte Rezolutën 1244”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.