Rusia ka vendosur një komandant të ri për grupin e saj jugor të forcave në Ukrainë pasi paraardhësi i tij u shkarkua, sipas mediave ruse.
Mediat e huaja, që citojnë RBC, bëjnë të ditur se Gjeneral-lejtnant Alexander Sanchik do të marrë përgjegjësinë si ushtrues detyre i komandantit të grupit të betejës.
Ai zëvendëson gjeneralkolonelin Genadi Anashkin, i cili u hoq nga puna mes raporteve se Kremlini ishte lodhur nga “gënjeshtra” e tij për përparimin e luftës.
Disa blogerë ushtarakë rusë sugjeruan se ish-komandanti u kishte thënë vazhdimisht figurave të Ministrisë së Mbrojtjes se kishte kapur vendbanime që ishin ende nën kontrollin e Ukrainës.
Mediat e lidhura me Kremlinin thanë se ai ishte hequr si pjesë e një rotacioni të planifikuar.