Muaj më parë, Rusia ishte pezulluar për dy vjet nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpika dhe në ngjarjet tjera sportive.
Kjo për shkak të përdorimit të dopingut nga disa sportistë rusë, shkruan FrontOnline.
Kështu që, në “Tokio 2020”, Rusia do të marrë pjesë pa flamurin e saj dhe himnin kombëtar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Ndryshe, pezullimi i Rusisë nga ngjarjet sportive vlen deri më 16 dhjetor të vitit 2022./FrontOnline/