Rusia njoftoi më 26 nëntor se ka marrë vendim që të dëbojë një diplomat britanik, të cilin e akuzon për spiunazh.
Shërbimi i sigurisë federale, (FSB), tha se diplomati, fotografitë e të cilit u publikuan nga mediat ruse, qëllimshëm kishte ofruar informacione të rreme kur kishte hyrë në Rusi.
“Në të njëjtën kohë, FSB-ja ruse ka gjetur shenja të diplomatit në fjalë duke kryer punë të inteligjencës dhe subversive që kërcënojnë sigurinë e Federatës Ruse”, u tha në njoftim.
Zyra britanike për Punë të Jashtme ende nuk ka reaguar, e as Ambasada brinake në Moskë.
Agjencia e lajmeve, TASS, citoi zëdhënësen e ministrisë të Jashtme ruse, Maria Zakharova, të ketë thënë se MPJ-ja ruse e ka ftuar në takim ambasadorin britanik.
Sipas FSB-së, diplomati britanik kishte shkuar në Rusi për të zëvendësuar një nga gjashtë diplomatët e Mbretërisë së Bashkuar që u dëbuam në herët gjatë këtij viti, të cilët po ashtu u akuzuan nga autoritetet ruse për spiunazh.
Raportet mes Britanisë dhe Rusisë janë përkeqësuar shumë që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Britania ka vendosur një sërë runde të sanksioneve ndaj Rusisë dhe i ka ofruar armë Ukrainës.
Moska ka thënë se javën e kaluar, Ukraina për herë të parë e ka sulmuar Rusinë me raketa lundruese britanike, Storm Shadow. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Ukraina ka përdorur edhe raketat amerikane, ATACMS, duke thënë se sulmet me këto armë bërthamore ishin arsyeja që Moska sulmoi Ukrainën më 21 nëntor me një raketë të re balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi. /REL