Rumunja Madalina Genea e njohur për bukurinë e saj është shfaqur mbrëmë në Kanë në premierën e filmit Elvis dhe nuk mjafton të thuhet se u ka marrë frymën të gjithëve.
Kjo aktore dhe modele është stolisur me një seks apel të jashtëzakonshëm dhe kombinimi i saj ishte aty për ta theksuar edhe më shumë. Fustani i bardhë përbëhet nga një trup me rruaza dhe një prerje luksoze që zbulon plotësisht këmbët e saj të gjata.
Sandalet e argjendta me taka të larta dhe një palë vathë diamanti rrumbullakosën pamjen e saj dhe ajo ishte tërësisht një yll në turmën e yjeve të tjerë të famshëm.
Për shkak të pamjes së saj ekzotike, ajo u shfaq në fushata të shumta, seriale, emisione televizive, por edhe videoklipe.
Kujtojmë, Madalina jeton dhe punon në Milano dhe ka një vajzë Charlotte, të cilën e ka nga lidhja me rumunin Matthew Stratan. Gerald Butler, Michael Fassbender, Leondardo DiCaprio nuk mund t’i rezistonin hijeshive të saj dhe shpesh mediat e quajnë “Sofia Loren e re”./FrontOnline/