Rumania ka arritur fitore si mysafire në Qipro, duke triumfuar me rezultat 0-3 në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Nations League.
Golat për Kombëtaren rumune janë shënuar nga Man në minutën e gjashtëmbëdhjetë, Marin në minutën e njëzet e pestë dhe Radu Dragușin në minutën e tridhjetë e gjashtë.
Pas kësaj fitore, Rumania kryeson grupin me 9 pikë, tri më shumë se Kosova në vendin e dytë. Qipro renditet në vendin e tretë me tri pikë, ndërsa Lituania është e fundit pa pikë.
Ndeshjet e radhës do të zhvillohen më 15 tetor, ku Kosova do të presë Qipron, ndërsa Lituania do të përballet me Rumaninë.