×
  • Sport
  • Sport

    Rumani-Kosovë: Nga 674 bileta të ndara, “Dardanët” kanë blerë veç 19 deri tani

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Federata Rumune e Futbollit (FRF) ka treguar se ka ndarë 674 bileta për mbështetësit e Kombëtares së Kosovës për ndeshjen Rumani-Kosovë në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Sipas portalit rumun të sportit, “fanatik.ro”, deri më tani janë shitur vetëm 19 nga to.

    Ky portal shkruan se atmosfera në ndeshjen Rumani-Kosovë, e caktuar për 15 nëntor nga ora 20:45 në stadiumin “National Arena”, pritet të jetë e zjarrtë pasi në tribuna pritet të jenë rreth 50,000 spektatorë.

    Biletat e ndara për rumunët për këtë ndeshje, raportohet se janë shitur të gjitha.

    FRF-ja i ka vënë në dispozicion 48,957 bileta për fansat rumunë, ndërsa bashkë me biletat për mysafirët, në stadium pritet të jenë në total 49,300 fansa.

    Biletat për “Dardanët” kushtojnë 7 euro, e të cilat mund të blihen online.

    Shitja e tyre ka nisur më 28 tetor, ndërsa do të jenë në dispozicion deri më 8 tetor.

    FRF është detyruar të mbyllë një pjesë të stadiumit me 3,000 ulëse për ndeshjen kundër Kosovës për shkak të një dënimi të aplikuar nga UEFA për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët ultra në ndeshjen Rumani – Lituani më 9 shtator. Veç mbylljes, Federata është dënuar edhe me 55 mijë euro gjobë.

    Rumania kryeson grupin me 12 pikë, e ndjekur nga Kosova me 9 pikë.

    Kosova synon fitore në këtë ndeshje me qëllimin që ta kryesojë grupin.

    Në rast se në fund Kosova dhe Rumania mbesin me pikë të barabarta, do të shikohet gol-dallimi nga ndeshjet direkte.

    Ndeshjet e mbetura të Grupit C:

    15 nëntor: Rumani-Kosovë dhe Qipro-Lituani

    18 nëntor: Kosovë-Lituani dhe Rumani-Qipro.

    Nga Rubrika
    Sport23 Nëntor 2024
    Federata e Boksit të Kosovës, organizon sot dhe nesër turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili mbahet në Pallatin e Rinisë...
    Sport22 Nëntor 2024
    Mirlind Daku sonte shkëlqeu në fushën e lojës për Rubin Kazanin. Sulmuesi nga Gjilani arriti të shënojë dy gola në fitoren e...
    Sport22 Nëntor 2024
    Paris Saint-Germain ka arritur një fitore bindëse 3-0 ndaj Toulouse të premten mbrëma në "Parc des Princes", në kuadër të Javës së...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Me shumë pompozitet ishte proklamuar nga Qeveria e Kosovës platforma “Superpuna”, nëpërmjet së cilës subvencionohen financiarisht bizneset për punësimin e punëtorëve. Por,...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Në 24-vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shpalosi një...
    Lajme23 Nëntor 2024
    I mituri i cili dyshohet për therjen e ndodhur dje në Skenderaj, është dërguar në mbajtje. Përleshja ka ndodhur në sheshin ‘Adem...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka komentuar përmbytjet e rrugëve të kryeqytet gjatë reshjeve të...
    Sport23 Nëntor 2024
    Federata e Boksit të Kosovës, organizon sot dhe nesër turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili mbahet në Pallatin e Rinisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.