Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj deputetës nga partia e tij, Hykmete Bajrami.
Ai ka thënë se këto sulme janë tentime për të mbuluar “hajninë e dekadës, me bukë, vaj, grurë, rrymë, ujë, pasul, gullash, asfalt, licenca softverike e me çkado tjetër që kanë prek.”
“Sulmet imagjinare dhe të orkestruara të pushtetit, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në veçanti ndaj profesoreshës Hykmete N. Bajrami, janë përpelitje e kotë e pushtetit për të mbuluar hajninë e dekadës, me bukë, vaj, grurë, rrymë, ujë, pasul, gullash, asfalt, licenca softverike e me çkado tjetër që kanë prek”.